Aktiviteti fizik në pishinë është ideal për personat që kanë probleme me eshtrat, por edhe për ata që duan të mbajnë në formë trupin.
Më poshtë po ju japim tre shembujsh ushtrimesh që do të freskojnë trupin tuaj, transmeton portal arbresh.info
Ecja në ujë
Ky është një ushtrim i mirë fillestar, sepse do t’ju ndihmojë të fitoni ndjenjën dhe peshën e rezistencës që krijon uji. Me fjalë të tjera, është i mirë për ngrohje dhe gjithashtu shtrëngon krahët, shpinën dhe pjesën e poshtme të trupit.
Ushtrime për duart në ujë
Qëndroni në ujë deri në supet tuaja. Drejtoni krahët para jush dhe ktheni pëllëmbët lart. Tërhiqni bërrylat drejt gjoksit dhe tërhiqeni prapa. Përsëriteni ushtrimin disa herë.
Ushtrime për shpinën dhe pjesën e poshtme të trupit
Kapni skajin e pishinës me duat, tërhiqni gjunët deri në gjoks dhe shtypni këmbët tuaja në murin përballë. Largohuni nga muri dhe më pas përsëriteni këtë ushtrim disa herë, duke u mbajtur në skaj të pishinës./arbresh.info/
Kurti sonte organizon pritje të posaçme për mërgatën
Xheneta i hidhet në përqafim Vullnetit në sy të Gjestit
Sulmi në tregun e Magdeburgut, Arabia Saudite kishte paralaj...
Së paku 16 të lënduar pasi një raketë e hedhur prej Jemenit ...
Kosova e Shqipëria nënshkruajnë Marrëveshje për Sigurinë Ush...
Guardiola tregon se a do të përforcohen gjatë afatit kalimta...