Asnjë ndarje nuk është e lehtë, por kur një marrëdhënie nuk ecën, çiftet vazhdojnë të jetojnë pa njëri-tjetrin.
Por, janë tri shenjat e horoskopit që nuk e shohin ndarjen si fundin e dashurisë, por zgjedhin që ta përqafojnë partnerin e dikurshëm kohë pas kohe, transmeton portal arbresh.info
Dashi
“Nëse dikush bën pjesë në një marrëdhënie që ndizet dhe fiket shpejt, padyshim është Dashi”, thotë astrologia Emily Ridaut, e cila shton se shenja e Dashit është shenjë e egos. Kjo është arsyeja pse njerëzit me energji të fortë janë zakonisht impulsivë dhe shpesh shkojnë për atë që duan. Në marrëdhëniet e dashurisë, ata shpesh lëvizin shpejt, transmeton portal arbresh.info
Një Dash është një ide e mirë, qoftë për ndarje, qoftë për pajtim, pasi nuk heziton në asnjë moment. Ndryshe nga disa që do të mendojnë mirë, Dashi do të gjunjëzohet para se të mendojë për të mirat dhe të këqijat e asaj marrëdhënieje.
Tipat e shenjës së Dashit kur bien në dashuri, vështirë e mendojnë ndarjen. Ata zemërohen tani, por në zemrat e tyre ata ende shpresojnë se kjo marrëdhënie mund të mbijetojë. Ata e ndryshojnë gjendjen e tyre të shpejtë, gjë që mund t’i vendosë në një situatë të vështirë.
Mëqenëse drejtohen nga planeti Mars, i cili kontrollon instriktin fizik, mund të bëhen skllevër të pasionit të tyre. Por, nëse janë në një lidhje, dhe u pëlqen një person tjetër, ata papritmas fillojnë të ndiejnë se kjo marrëdhënie po i mbyt dhe ata shpejt shkojnë drejt ndarjes.
Sidoqoftë, një Dash e kupton shpejt gabimin që ka bërë dhe përpiqen në çdo mënyrë të kthehen në përqafimin e të partnerëve të mëparshëm.
Binjakët
Binjakët janë të hapur dhe të prirur për të falur, madje edhe grindjet dhe ndarjet nuk i perceptojnë si të përhershme. Me pak fjalë, kjo shenjë e zodiakut nuk fshin fotot me ish të dashurit e tyre nga rrjetet sociale. Ata me kënaqësi kthehen në të kaluarën, duke besuar se ky person mund të ndryshojë për mirë.
Një tipar tjetër që i bën ata të hapur ndaj pajtimit me ish-in e tyre është komunikueshmëria e tyre, domethënë aftësia e tyre për të parë mendimin e dikujt tjetër dhe për të justifikuar lëvizjet e tij.
Në vend që ta harrojnë atë përgjithmonë, ata janë gjithmonë të gatshëm të flasin.
Mëqense janë shenjë e ajrit, kjo shenjë është shumë e pavendosur. Sapo të hyjnë në një marrëdhënie, ata mendojnë se sa mirë ishin kur ishin beqar.
Këto shenja sapo bien në dashuri thonë: Eja të martohemi!
Peshorja
Peshorja është shenjë e ajrit, thotë Emily Ridaut, dhe është shenja kryesore që i referohet partnerit. Pra, ka kuptim se pse ata duan gjithmonë të kthehen të ish-at e tyre, transmeton portal arbresh.info
Edhe pse janë të palodhur në një debat, nëse i kanë shtypur emocionet negative për një kohë të gjatë, ata janë në gjendje të bëhen shpejt të mëshirshëm ndaj ish-it të tyre.
Kur qetësohen nga një ndarje, ata zakonisht shikojnë me objektivitet situatën që çoi në prishjen e marrëdhënies, dhe pastaj ata janë të gatshëm të japin një shans të dytë. Ata vendosin për këtë lëvizje sepse e kanë të vështirë të durojnë vetminë. Marrëdhënia u jep atyre një ndjenjë të përkatësisë, mbështetjes dhe kuptimit.
Kjo është arsyeja pse ata shpesh kthehen tek ish-i i tyre sepse nuk duan të humbin ndjenjën e tyre të sigurisë, shkruan “Business Insider”.
Problemi është se Peshorja mund të neglizhojë problemet, sepse ata preferojnë më shumë të kenë një partner të keq sesa asnjë. Dhe kjo do të thotë që ata shpesh përfundojnë në situata toksike me njerëz që nuk janë të mirë për ta./arbresh.info/
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist