Të gjithëve na kanë rastisur të njohim njerëz të cilët sapo nisin një marrëdhënie, harrojnë miqtë. Sigurisht që kjo gjë të irriton, por karakteret janë të ndryshme.
Sipas astrologjisë, njërëzit që u përkasin këtyre 3 shenjave horoskopi, kanë predispozitën që të harrojnë miqtë sapo të nisin një lidhje. Ja për cilat shenja bëhet fjalë:
Demi – Padyshim që Demat e kryesojnë listën e këtyre shenjave. Sapo ata janë në një marrëdhënie, duan të shpenzojnë më tepër kohë me partnerin se sa me shoqërinë e tyre. Ata kanë dëshirë që të kalojnë kohë me njerëz të cilët i përmbushin shpirtërisht, dhe këtë ja ofron partneri. Mos e merrni personale, as ata vetë nuk e kuptojnë kur e bëjnë këtë gjë.
Gaforrja – Të lindurit e kësaj shenje duan që të duan, dhe që të marrin shumë dashuri. Në momentin që ata gjejnë një person që i ofron këto gjëra, harrojnë që bota ekziston. Ata përfshihen aq shumë në një lidhje, sa harrojnë çfarë kanë rrotull. Përkushtimi i tyre i përket vetëm partnerit. Për partnerët kjo është një gjë e mirë, por jo edhe aq për shoqërinë.
Luani – Nëse keni mik një Luan, duhet ta keni kuptuar se sa shumë përfshihen ata kur lidhen me dikë. Luani e sheh partnerin gjithmonë si prioritet, sepse kanë nevojë edhe vetë për vëmendjen maksimale. Por Luani ndryshe nga dy shenjat e para, do dëshirojë që shoqërinë dhe partnerin ti përfshijë së bashku, në mënyrë që mos të humbi vëmendjen e askujt./lexo/
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...