Edhe pse shumë kilometra larg nesh, Lindja e Mesme ushqen një ndjenjë joshje dhe misteri që intrigon këdo, sidomos përsa i përket sekreteve të bukurisë dhe mirëqenies së pergjithme. Në qoftë se keni menduar se vaji i arganit është e vetmja armë e fortë tek femrat marokene, jeni gabuar. Femrat e Lindjes së Mesme kanë një arsenal sekretesh të bukurisë. Ja disa prej trajtimeve më të mira që ato përdorin për të ruajtur rininë e përhershme:
Hamami: Hamami është një ritual për pastrimin e trupit dhe nxjerrjen jashtë të tij të të gjitha toksinave. Trajtimi përfshin aromaterapinë, detoksifikimin dhe masazhimin duke përdorur produktet tipike marokene, si vajrat esencialë dhe ai i arganit. Ky lloj trajtimi rrit qarkullimin në gjak, nxjerr toskinat nga trupi dhe pastron lëkurën.
Sapuni i zi afrikan: I quajtur ndryshe “Savon Noir”, ky sapun është i pasur me vitaminë E, ka veti antimikrobale dhe një aromë të jashtëzakonshme.
Vaji i trëndafilave: Gratë marokene përdorin petalet e freskëta për të krijuar një seri produktesh bukurie, përfshirë këtu edhe ujin e trëndafilave për tonofikimin lëkurës. Vaji i trëndafilave, ose Trëndafili Maroken, konsiderohet si një nga vajrat esencialë më të fuqishëm për të lehtësuar dhimbjet. Nëse aplikohet në lëkurë, e lë atë të butë e të shndritshme.
Çaji i gjelbër i mentes: Çaji i gjelbër i mentes është pija më e re energjike për rigjenerimin e lëkurës. I pasur me antioksidues, ky çaj lufton më së miri shenjat e plakjes dhe njollat në lëkurë. Ai përmban gjithashtu kafeinë prandaj mund të zëvendësojë shumë mirë kafen e mëngjesit.
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...