Qimet e vogla që rriten mbi buzë ngjallin shqetësim të madh të një pjesë e madhe e grave.
Te disa gra, këto qime janë më të errëta dhe shpesh herë ato janë rezultat i mosbalancimit hormonal, transmeton portali arbresh.info
Përafërsisht, 5 deri në 10 përqind e grave në botë vuajnë nga kjo gjendje.
Ato që e kanë përjetuar këtë gjendje sigurisht që kanë shpenzuar shumë për gjetur produktet e duhura për heqjen e qimeve, por shumica nuk kanë pasur sukses.
Ky shqetësim mund të largohet edhe përmes disa metodave natyrale, që nuk kushtojnë edhe aq shumë.
Më poshtë gjeni 3 receta që do t’ju ndihmojnë:
Receta 1
Përbërësit:
1 lugë e vogël tumerik
1 lugë e vogël qumësht
Të dy përbërësit i përzieni mirë dhe e aplikoni maskën në fytyrë. Pritni 15 minuta deri sa përzierja të thahet në lëkurë dhe më pas largojeni. Jo vetëm që do të largoni qimet, por edhe do të mbyllni poret në atë zonë.
Receta 2
Përbërësit:
1 lugë e vogël tumerik
1 lugë e vogël ujë
Përzieni mirë përbërësit dhe aplikoni maskën në fytyrë. Pas 15 minutash pastroni fytyrën me ujë të vakët.
Receta 3
Përbërësit
1 e bardhë e vezës
1 lugë e vogël tumerik
Përzieni përbërësit deri sa të fitoni një masë homogjene. Aplikoni maskën në vendin ku keni qime dhe largoni më pas atë duke e larë fytyrën me ujë. Për rezultat të mirë, këtë metodë duhet ta bëni 2 herë në muaj./arbresh.info/
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi