Ka shumë gjëra të cilat i frustrojnë prindërit kur është fjala për sjelljen e fëmijëve, shprehitë e këqija gjatë shujtave, si dhe shpenzimin e kohës së tepërt para ekraneve. Sidoqoftë, ankthi dhe stresi i tepërt nuk zgjidhë asgjë, ndërkaq psikologu Ross Greene i këshillon prindërit të ‘bashkëpunojnë’ me fëmijën.
Greene mendon se rezultatet më të mira në disiplinën e fëmijës ndikohen, e nuk kontrollohen – që do të thotë se me fëmijën duhet të jeni më shumë si bashkëpunëtor sesa si mësues. Më poshtë e keni procesin tri-hapësh që prindërit duhet ta ndjekin për të pasur ndikim më të mirë te sjellja e fëmijës.
Gjeni rrënjën e problemit-Këtë hap Greene e quan hapi i mëshirës, sepse prindi duhet të mundohet që përmes shumë pyetjeve ta zbulojë nga fëmija zanafillën e problemit. Komunikimi me fëmijët është esencial që prindërit ta gjejnë shkaktarin e sjelljes së keqe.
Shpjegojani fëmijës se përse diçka duhet të funksionojë- Në këtë hap, prindërit duhet t’ua shpjegojnë fëmijëve se përse duhet të shkojnë në shtrat më herët ose përse duhet të hanë më shumë perime. Kësisoj, në vend se ta detyroni fëmijën, ata do ta kuptojnë rëndësinë e diçkaje duke bashkëpunuar.
Punoni bashkë për një zgjidhje- Dhe në fund është hapi ku prindërit mund ta propozojnë një zgjidhje dhe ta ftojnë fëmijën për ta implementuar së bashku, ndërkaq më e rëndësishmja është që zgjidhja të jetë e pranueshme për dy palët. P.sh., nëse fëmija refuzon t’i pastrojë dhëmbët sepse nuk i pëlqen shija e pastës së dhëmbëve, atëherë prindi duhet t’i sigurojë disa lloje të pastave derisa ta gjejë një shije që i pëlqen; nëse fëmija nuk dëshiron të flejë herët, atëherë prindi duhet ta angazhoj në aktivitete fizike për ta lodhur dhe ta bëjë të ketë nevojë për gjumë. Ndoshta kjo metodë nuk i zgjidhë të gjitha problemet e sjelljes brenda nate, por me kohën mund të prisni më shumë rezultate./lexo
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
Arrestohen dy persona duke kontrabanduar municion nga Serbia...
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...