Shpesh vëmë re njerëz të cilët nuk kanë mbaruar një universitet por kanë një biznes të suksesshëm, apo mjek të cilët bëjnë karrierë në politikë dhe inxhinier në biznes. Si ia dolën këta njerëz të ngjiten aty ku janë? Nëpërmjet një kombinimi fati, vetbesimi dhe vetë-ndërgjegjësimi.
Siç ju mund të merrni me mend apo imagjinoni se ku mund tju çojë karriera juaj mbas diplomimit. Eshtë e pamundur që ju të dini se çfarë mundësish do t’ju sjellë fati. Ajo që ju mund të bëni është të identifikoni interesat tuaja, talentet dhe vlerat dhe më pas të kërkoni pozicione ku ju mund të përshtateni. Nëse ndiqni këtë proces me tre hapa nuk do ju duhet të prisni që karriera t’ju bjerë nga qielli. Por do të jeni duke punuar për të zbuluar se çfarë ju bën të lumtur?
Hapi i parë
Zbuloni veten tuaj:
Cfarë e motivon dhe e mban interesin tim?
Cfarë bëj mirë?
Cfarë lloj personaliteti kam?
Cfarë është vërtet e rëndësishme për mua?
Kryeni ndonjë test lidhur me karrierën të cilin mund ta siguroni online apo nëpërmjet zyrës së karrierës që ofron universiteti. Ose mendoni për një punë apo intership apo lëndë ku ju keni shkëlqyer vërtet.
Hapi i dytë
Mësoni për alternativat tuaja për karrierë. Rrallë herë ndodh që të merrni një lëndë në shkollë e cila t’ju mësojë për botën e punës dhe biznesit. Duhet të merrni vetë iniciativën për ti zbuluar gjërat. Kërkoni në biblotekën e shkollës tuaj për libra të cilat mundësojnë informacione lidhur me pozicione të ndryshme pune, përshkrime pune, kualifikimet që nevojiten variantet e rrogave etj. Duhet të konsultoheni me zyrën e karrierës por gjithashtu mund të vizitoni edhe duapune.com për më tepër informacion.
Hapi i tretë
Klasifikoni prioritet tuaja. Mbasi të keni harxhuar kohë me hapin e parë dhe të dytë, disa nga preferencat tuaja do të fillojnë të dalin në pah. Ju mund te kuptoni që ju nuk doni të punoni në një ambient korporate. Ose mund të mësoni që interesi juaj për artin nuk do ju ofronte mundësi karriere, kështu që ju i hiqni disa lloje punësh nga lista juaj. Cfarë do qoftë që ju të mësoni për veten tuaj do të ketë vlerë pasi ju jeni duke bërë një zbulim për veten i cili do t’ju ndihmojë për të zgjedhur një karrierë të mirë kur të vijë momeni.
Mehmeti: Vetëm 90 minuta hapësirë në ditë në një televizion ...
Zgjedhjet 2025, Kurti: Nuk humbim kohë me të tjerët, synojmë...
Vullneti – Drilonit: Pas Big Brother t’i do ta lësh boksin d...
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, raportohet për një të pla...
Gjykata e Lartë pranon të shqyrtojë çështjen e TikTokut
Gjermania dyfishon eksportet e armëve në Ukrainë dhe i përgj...