Abuzimi gjatë fëmijërisë mund të krijojë plagë të cilat zgjasin thuajse tërë jetën, e dëmtojnë perceptimin tonë rreth botës dhe e caktojnë trurin tonë të vetë-shkatërrohet gjatë viteve tona të 50’ta, thonë ekspertët.
Ndonëse lidhjet që i formojmë në moshë të hershme na ndihmojnë të zhvillohemi, nëse ato lidhje janë destruktive, ato ndikojnë negativisht për tërë jetën tonë, transmeton Telegrafi.
Hulumtimet tregojnë se traumat e fëmijërisë, duke filluar nga abuzimet seksuale, ndarja e prindërve e deri te alkoolizmi në shtëpi, faktikisht i rrisin rreziqet tona për sëmundje të zemrës, sulm të trurit, depresion dhe diabet.
Në fakt, gjithashtu trumat e tilla e rrisin e rrezikun për të pirë duhan, për të pasur shumë partnerë seksualë dhe për të pasur jetëgjatësi më të shkurtë.
Studimi ka zbuluar se fëmijët e tramatuziuar vdesin pothuajse 20 vjet më herët sesa ata të cilët nuk kanë pasur fare trauma.
Ndër tjerash, fëmijët të cilët vuajnë nga traumat e ndryshme rriten për të mos iu besuar tjerëve si rezultat e tradhtive që i kanë pësuar gjatë fëmijërisë.
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...