Nëse më parë i keni bashkuar në gatime këta përbërs për të formuar brumin e shijshëm e të butë të ëmbëlsirave apo piteve, në artikullin e sotëm niseshtenë vezën dhe sheqerin do t’i përdorim për kujdesin ndaj vetes.
Për të larguar çdo papastërti, pushin e fytyrës, pikat e zeza apo shenjat e akneve trajtimi që ju sugjerojmë sot është ideali. Vezët përmbajnë proteinë dhe ushqejnë fytyrën me yndyrna të mira. Ato gjithashtu largojnë papastërtitë duke depërtuar thellë në lëkurë.
Niseshteja dhe sheqeri nga ana tjetër largojnë shenjat irritimet, skuqjet dhe djegiet nga dielli. Me disa lëvizje fare të thjeshta do të keni shumë shpejt fytyrë të pastër e më të bardhë.
Ndiqni mëposhtë mënyrën e saktë të kësaj maske me tre përbërës për të përfituar lëkurë më të bardhë e të shëndetshme.
Përbërësit
1 e bardhë veze
1 lugë gjelle niseshte
1 lugë çaji sheqer
Përgatitja
Për të relizuar këtë trajtim zgjidhni një enë të thellë hidhni të bardhën e vezës dhe rriheni derisa të formohet shkuma e zakonëshme. Më pas shtoni niseshtenë bashkë me sheqerin duke përzier me lugë. Vendoseni në fytyrë të pastër dhe në qafë duke e lënë të thahet për 10-15 minuta.
Kur të ndjeni se maska është tharë fërkojeni lëkurën me duar për të hequr maskën plotësisht. Me këto lëvizje rrethore do të largoni pushin e fytyrës dhe papastërti të tjera. Në fund lajeni fytyrën me ujë të vakët dhe lyejeni me një krem hidratues. Këtë trajtim rekomandohet ta bëni një herë në javë pasi dilni nga dushi sepse poret e lëkurës janë të hapura dhe trajtimi mund të veprojë me thellë./express.mk/
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...