Ndryshimet e motit (i ftohtë, i ngrohtë) janë shpesh shkak për dëmtimin dhe stresin e flokëve. Flokët e thatë dhe lëkura e dëmtuar vazhdimisht kanë nevojë për trajtim në mënyrë që të rifitojnë shkëlqimin. Po cila është mënyra më e mirë për trajtimin e flokëve gjatë natës?
Vaji i kokosit është një nga trajtimet më të mira natyrore për shumë probleme që shfaqin flokët, por gjatë natës, rezultatet që jep në flokë janë më të mira, sipas ekspertëve. Përmbajtja 100 për qind natyrore e këtij vaji, pa kimikate, alkool apo minerale të tjera, japin më shumë rezultat në flokë të pastër dhe të qetë, siç janë flokët gjatë natës.
5 arsye pse duhet të përdorësh vajin e kokosit si trajtim për flokët
1. Është i pasur me proteina si asnjë lloj vaji tjetër.
2. Është ideal për majat e dëmtuara, sepse nuk ka minerale dhe i ndihmon flokët të ruajnë lagështirën natyrale, i forcon dhe i bën ata më elastikë.
3. Ndihmon në hidratimin e lëkurës së thatë të kokës, e cila mund të shkaktojë edhe zbokth.
4. Është një antibakterial mjaft i mirë natyror dhe lufton një shumëllojshmëri infeksionesh, duke i bërë flokët të qëndrojnë të shëndetshëm dhe pa zbokth.
5. Përmban acide yndyrore të shëndetshme për lëkurën e kokës dhe vitamina E e K, të cilat ndihmojnë për të pasur flokë më të fortë, skalpin më të pastër dhe parandalon humbjen e proteinave. Po ashtu, ndihmon edhe në shkëlqimin e flokëve.
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...