Gusht, burrë (apo gruaja) im/e nuk të njoh.
Vera është stina e dashurisë dhe pasionit, por në të gjitha senset: mund të ndodhë të zbulojmë se partneri është ‘hutuar’ pak si shumë, mbase edhe me ndonjë mike të përbashkët.
Si të reagojmë ndaj frustrimit shpirtëror dhe zhgënjimit të hidhur kur thyhet një pakt besimi?
Fatkeqësisht nuk ka shumë mënyra: duhet të ‘gëlltisim kafshatën’ dhe të gjejmë forcën për të ecur para. Me ose pa të.
ÇFARË NDODH NË TRU – Shkencëtarët kanë zbuluar se kur pësojmë një zhgënjim dashurie, në tru krijohet një efekt doping: organizmi prodhon dopaminë në sasi të madhe, një neurotransmetues që rregullon prodhimin e adrenalinës.
Pra, trupi ynë bën më të mirën e tij për ‘të ecur para’ dhe të përgatitet sërish për aksion.
NISE NGA VETJA – Mos i beso nevojës për t’u shfryrë dhe për t’u hakmarrë, duke u treguar të gjithë atyre që njeh se ç’lloj njeriu i tmerrshëm ishte ai (apo ish-ai, duke parë situatën).
Nëse ke nevojë të ndash zhgënjimin, ndaje eksperiencën me personin të cilit i beson më shumë, dhe ndalu me aq: Duke e shtuar numrin e njerëzve që e dinë nuk do njesh lehtësim dhe as ngushëllim më shumë, përkundrazi, do shtosh thashethemet dhe fjalët dhe kjo është gjëja e fundit për të cilën ke nevojë.
Qëndrimi në heshtje do të të ndihmojë të rikuperosh një lidhje me botën tënde të brendshme dhe do të të ndihmojë të kuptosh më me qartësi atë që duhet të bësh.
Kushtoji vëmendje maksimale asaj për të cilën ke nevojë dhe provo të duash veten. Të shohësh në sy fatkeqësinë është hapi i parë për ta lënë pas krahëve, pa patur frikë momentet e pashmangshme të malinkonisë.
MOS BJER NË KURTH – Një ndër gabimet më të zakonshme është të ndalosh tek zemërimi dhe ankesa, duke ia hedhur të gjithë fajin ish-it.
Zemërimi dhe dëshira për t’u ringritur janë të natyrshme: merr disa ditë kohë për t’iu përkushtuar këtyre ndjenjave komplekse, por përpiqu të mos zhytesh në to, pasi janë ndjenja të rënda dhe aspak konstruktive, të cilave është mirë t’u vësh kufij.
Ndërkohë është e drejtë të pyesësh thellë vetes se cili mund të ketë qenë roli yt në këtë situatë: ka mundësi që të mos kesh edhe ti pjesën tënde të fajin?
STRATEGJIA – Hiqju miqësisë me ishin tënd dhe me personat që janë shumë të lidhur me të, elemino profilet sociale që të sjellin sërish atë në mend, por mos lësho ofendime dhe hakmarrje në rrjetet sociale: përveçse është një sjellje aspak efikase, është edhe e paedukatë dhe bën figurë të shëmtuar.
Më mirë të mbyllesh në heshtje dhe të stimulosh indiferencë. Nëse nuk arrin t’i rezistosh tundimit të vizitosh profilin e tij dhe të zbulosh se çfarë bën, kufizo sa më shumë të jetë e mundur kohën tënde në internet.
Do zbulosh se miqësitë reale janë shumë më të kënaqshme se ato virtuale.
KA MBARUAR VËRTET? – Lër të të ikë zemërimi djegës, më pas ndalo dhe arsyeto: si iku nga ty? Dhe sa rëndësi i jep ti ngjarjes? Ishte një flirt i momentit apo sinjali i një sjelljeje që minon prej kohësh lidhjen?
Nëse ai ta kërkon dhe ti ndjen se mund të riprovosh, nuk ka vlerë ta kalosh me shpejtësi ngjarjen: mund ta bësh të paguajë nëse do, por duke u përpjekur të mos vuash vetë.
Por, nëse tradhëtia është akti i fundit i një torture të pashmangshme, përpiqu të jesh kurajoze dhe t’i japësh fund: sa të rrëmosh të shkuarën, më mirë të shohësh nga e ardhmja.
Mos syno të falësh: nuk është e thjeshtë ta kalosh fatkeqësinë në pak kohë dhe në fund të fundit nuk je as e detyruar ta bësh.
JETO POZITIVISHT – Asnjëherë si në këtë rast, zemra nuk do donte të ndërronte perspektivë.
Frekuento vende të ndryshme nga ato që frekuentoje kur ishe e lidhur me të, dedikoju hobi-ve që ke, përpiqu të njohësh njerëz të rinj, mëso një sport të ri.
Lëvizja fizike në veçanti mund të të ndihmojë: palestra do të të ndihmojë të heqësh energjitë negative. Do të të dhurojë edhe lodhje ‘të shëndetshme’, e nevojshme për të kaluar ankthi dhe pagjumësia.
Pastaj, ku i dihet, mund të zbulosh se instruktori i ri….është një djalë vërtet i këndshëm.
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...