Tradhëtia bashkëshortore është një fenomen shkatërrues jo vetëm për marrëdhënien e çiftit por dhe për të ardhmen e fëmijëve.
Ndërkohë këshilla e shumë psikologëve është që për të pasur një fëmijë të shëndetshëm në të ardhmen kryesore dhe primare është shëndeti dhe kushtet në të cilat ai fëmijë rritet.
Sipas një studimi, në 1/3 e martesave, partnerët e pranojnë se kanë tradhtuar dhe 35 për qind e atyre që kanë tradhtuar partnerin/partneren do ta bënin sërish këtë gjë.
Ndonjëherë prindërit nuk i kuptojnë pasojat e veprimeve të tyre në familje dhe nuk e dinë se si vendimet që ato marrin mund të shkatërrojnë jetën e fëmijëve.
Më poshtë do të lexoni disa fakte se si tradhëtia ndikon në jetën e fëmijëve;
Ata fajësojnë veten
Fëmijët kanë tendencën të fajësojnë veten kur prindërit ndahen. Kjo ndodh sepse ata nuk mund ta ndajnë veten nga prindërit: Nëse babai dhe mamaja nuk duhen më, ata mendojnë se ka ndodhur për fajin e tyre, për një veprim të gabuar të tyrin.
Do të tradhtojnë edhe ata
Fëmijët ndjekin hapat e prindërve shumicën e kohës, prandaj ata përsërisin vendimet e këqija që bëjnë mami dhe babi. Sipas një studimi, 55 për qind e fëmijëve që prindërit e tyre kanë tradhtuar, bëhen gjithashtu partnerë tradhtarë. Kjo ndodh sepse ata i shikojnë prindërit si heronj dhe modele për t’u ndjekur. Në mendjen e tyre, çfarëdo që bën një prind është një diçka e drejtë: prandaj ata veprojnë njësoj si prindërit.
Frika nga braktisja
Një fëmijë që njëri nga prindërit ka tradhtuar, do të ndjejë gjithmonë se ai apo ajo nuk është besnik ndaj të gjithë familjes. Fëmija e ndjen se njëri prind nuk e ka merituar këtë tradhti dhe braktisje. Prandaj, fëmijët që e përjetojnë këtë braktisje në familje rriten me frikën se edhe të tjerët do t’i lënë kur ata të rriten.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...