Përbërësit:
5 vezë
300 gr sheqer
1 qese sheqer vanilje
200 ml kos
200 ml vaj
1 qese pluhur pjekje
500 gr qershi
300 gr miell
Përgatitja:
Rrihni vezët me mikser derisa të bëhen shkumë. Gradualisht shtoni sheqerin dhe sheqer vanijen. Përzieni mirë deri sa të tretet, transmeton portal arbresh.info
Shtoni gradualisht kosin dhe vajin dhe përzieni mirë.
Ulni shpejtësinë e mikserit në minimum. Gradualisht, lugë pas lugë, shtoni miellin. Në fund, shtoni pluhurin për pjekje dhe vazhdoni të rrahni edhe pak derisa të fitoni masën homogjene.
Të gjithë brumin hidheni në një tepsi të lyer me vaj ose gjalpë.
Qershitë i kulloni nga lëngu dhe i hidhni mbi brumin e hedhur në teps.
Piqeni tortën në një furrë të parangrohur në 180 C për rreth 30-35 minuta.
Pasi të jetë pjekur, priteni në kube, spërkateni me sheqer pluhur dhe shërbejeni. Ju bëftë mirë!/arbresh.info/
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...