Toka nesër goditet nga një stuhi e madhe diellore, do shkaktojë dëme të mëdha

18:15 | 13 Mars 2018
Arbresh.info

Një stuhi e madhe solare është duke ardhur drejt Tokës, dhe ajo mund të godas nesër.

Stuhia mund të prekë edhe satelitët, të prish furnizimin me energji elektrike dhe të shkaktojë aurora mahnitëse të “Dritave të Veriut”.

Ajo është krijuar gjatë javës së kaluar nga një mori eksplodimesh në hapësirën e Diellit, e njohur si stuhi diellore.

Ardhja e stuhisë diellore përkon me formimin e “çarjeve ekunoksike” në fushën magnetike të Tokës, të cilat formohen rreth ekuinokseve më 20 dhe 23 shtator të çdo viti, shkruan Indeksonline.

Këto çarje dobësojnë mbrojtjen natyrore të planetit tonë kundër grimcave të ngarkuara dhe mund të ekspozohemi më lehtë ndaj stuhive hyrëse.

Kjo ngjarje gjithashtu ka shumë gjasa të bëj ndriçim edhe më të madh në dritat e Polit Verior.

Kjo mund të përfshijë pjesë të Skocisë dhe Anglisë Veriore, si dhe ‘shtresat veriore’ të SHBA, duke përfshirë pjesë e Miçiganit dhe Maine

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme