Shumica nga ne kalojnë shumë orë në mediat sociale dhe, sipas mënyrës sonë, kemi krijuar një lloj profili dhe personaliteti i cili tregon edhe se kush jemi nëpërmjet postimeve, fotove dhe gjithҫka duam të tregojmë për veten. Por, kur e kemi hapur fillimisht profilin, as nuk e kemi imagjinuar se ҫfarë do të ndodhte më vonë. Tani, pas shumë viteve aktiv në rrjetet sociale, është koha të përballesh me të vërtetën. Sa ka ndikuar media sociale në karakterin tënd dhe cili person je ti në mediat sociale?
Sa më shumë njerëz që takon online, aq më shumë karaktere ndesh ditë pas dite. Ata që hedhin gjithҫka në profilet e tyre, ata që kanë dëshirë vetëm të shajnë dhe të kritikojnë, të dashuruarit pas ushqimeve dhe dhjetëra të tjerë. Por në këtë listë, ka 5 tipa që i ndesh më shpesh në rrjetet sociale. Shiko cili prej tyre je.
1. Egocentrik
Shumë njerëz mendojnë se ҫdo detaj i jetës së tyre u intereson edhe të tjerëve. Megjithatë, në realitet, askush nuk mund të mos interesohet për këtë.
Ҫfarë të bën të besosh se kushdo do të dijë rreth teje…
Kur zgjohesh
Ҫfarë kënge dëgjon në radio gjatë kohës që shkon në punë
Sa orë punon në kompjuter
Ҫfarë mendon se do të hash për drekë
Sa i zënë je
Ҫfarë bëri macja
Sa milje vrap ke udhëtuar për të shkuar në punë etj.
Një gjë që duhet ta mbash në mendje sapo mendon të postosh tekstin e radhës, është: “A duhet ta lë të hapur për të gjithë këtë mesazh apo duhet të zgjedh vetëm miqtë e ngushtë?”
Nëse do të publikosh diҫka nga jeta jote, mos harro që të shohësh vazhdimisht kush nga ndjekësit e tu do t’i shohë mesazhet e tua. Nëse shefi shikon atë që shkruan, është e qartë që ndonjëherë do të të pyesë, ndaj është mirë të jesh i kujdesshëm.
2. Poston ushqime të vazhdueshme
Të jesh i dashuruar me ushqimet është një gjë shumë e mirë, sidomos nëse je pjesë e atyre njerëzve që jo vetëm tregojnë se ҫfarë hanë, por në të njëjtën kohë edhe japin receta. Shumë njerëz e kanë të nevojshme të publikojnë në Instagram apo Facebook ҫdo foto të krijimit të tyre kulinar, edhe pse gatuajnë sërish makarona me djathë… thjeshtë për një like ҫdo javë.
Edhe këtu është mirë të limitosh postimet për ҫdo rast të mundshëm, që në një moment të caktuar kur poston një foto nga krijimi yt, ajo të jetë thjeshtë artistike.
3. Ke nevojë të lexosh lajme e njoftime
Mediat sociale, në të vërtetë zgjidhin shumë probleme.
Ke nevojë për një punë?
Po kërkon një mobilie të re për shtëpinë?
Po kërkon për një restorant apo lokal për të dalë në darkë?
Duke pyetur miqtë nga mediat sociale për një informacion që ke nevojë, është një zgjidhje e menjëhershme, por ndonjëherë bëhet edhe konfuze. Derisa media sociale të jetë një burim informacioni është ok, por asnjëherë nuk duhet abuzuar edhe me këtë pjesë.
4. Tipi “Jam këtu me këdo…”
Duke i bërë tag ҫdo fotografie apo ҫdo komenti, i bën të gjithë njerëzit të mësojnë se ku ndodhesh dhe ҫfarë je duke bërë. Ndoshta jo të gjithë njerëzit që ke në foto duan të publikojnë foto në profilet e tyre, ndaj edhe këtu duhet të kufizohesh. Duke bërë checking në ҫdo foto të mundshme, i humbet kuptimi edhe gjërave të bukura që bëni bashkë. Duke ruajtur edhe privatësinë e njerëzve me të cilët ndodhesh, i lë mundësi botës të interesohet se ku dhe me kë je.
5. Kritiku i gjithҫkaje
Nëse ka një vend ku mund të thuash gjithҫka dhe të kritikosh këdo është, pa dyshim, media sociale. Në ҫdo foto, postim, ke gjithmonë dëshirë të bësh një koment kritik, madje edhe t’u kundërvihesh njerëzve që nuk i njeh.
Shumë shpesh, njerëzit nuk e gjejnë veten me jetën që bëjnë, ndaj edhe atë kohë që kalojnë në mediat sociale përpiqen të nxjerrin energjinë e akumuluar gjatë ditës. Por të jetosh ҫdo ditë duke kritikuar, sulmuar, herë-herë edhe sharë, nuk është aspak e shëndetshme. Nëse dikush ka një mendim kontraversal, mos e sulmo dhe mos krijo debat. Ki parasysh që secili nga ne ka mendimet e veta. Po ashtu, mos harro se ka edhe shumë të tjerë që e përdorin median sociale si një vend ku zëri i tyre të dëgjohet.
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...