Sado e bukur të jeni, karakteri është ai i cili në fund jep “verdiktin”. Një femër mund të jetë joshëse, e bukur, me trup plot forma, me buzë mishtore, por nëse ajo ka një prej këtyre karakteristikave të përmendura më poshtë, të jeni të sigurta që asnjë mashkull nuk do ju dojë afër. Hidhini një sy për të korrigjuar veten sa jeni në kohë dhe nëse nuk keni asnjë prej tyre ndihuni me fat.
1 – Femrat që thonë gjithmonë gjëra negative – Asnjë mashkull nuk dëshiron të prishë humorin me një person biseda me të cilin përcjell vetëm negativitet. Është ngjitës në fund të fundit, askush nuk do të sëmuret.
2 – Femrat me higjenë të ulët – Nuk e keni idenë se sa e rëndësishme është për një mashkull higjiena te femra. Nëse ai sheh te ju diçka jo higjenike, (si psh të mos ja varni dushit) të jeni të sigurta që nuk e keni të gjatë.
3 –Femrat nevrike – Nuk ka gjë më stresuese për një mashkull se sa të jetë në një marrëdhënie me dikë që vetëm bërrtet dhe është e pakënaqur. Qetsojeni veten nëse doni të keni sukses, vetëkontrolli mbi të gjitha.
4 – Femrat që nuk pushojnë së foluri për ish të dashurin – Nëse nuk mund të kaloni dot fazën e ish të dashurit, atëhere largohuni më mirë vet, pasi së shpejti do keni edhe një ish pretendent.
5 – Femrat që sillen si diva – Jo jo, lokali ku po drekoni nuk është skenë televizioni, dhe as njerëzit aty nuk janë fansat tuaj. Thjeshtësia mbi të gjitha.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...