Të gjithë e kemi një koleg në punë që është më i dalluar, më energjik, më i motivuar si dhe që posedon tipare që e veçojnë nga të tjerët.
Në një studim të realizuar me anë të një pyetësori u intervistuan më shumë se 500 udhëheqës biznesi, të cilët u pyetën se si e dallojnë një punonjës nga të tjerët.
Hulumtuesit kërkuan ta dinë pse disa njerëz janë më të suksesshëm se të tjerët në vendin e punës. Përgjigjet ishin mjaft befasuese pasi udhëheqësit zgjodhën “personalitetin” si arsyen kryesore.
Posaçërisht, 78% e udhëheqësve theksuan se personaliteti është mënyra që veçon punonjësit e dalluar, shifër kjo më e lartë se sa përshtatja kulturore me 53% si dhe më e lartë se sa shkathtësitë e punonjësit 39%.
Personaliteti përbëhet nga një sërë preferencash dhe prirjesh të qëndrueshme, e që janë faktorë mjaft të rëndësishëm pasi paraqesin mënyrën e qasjes sonë karshi botës.
Tiparet e personalitetit formohen në një moshë të re dhe zhvillohen në fazat e para të moshës madhore. Gjatë jetës suaj ju pësoni shumë ndryshime, mirëpo personaliteti nuk është njëra prej tyre.
Akademi Pune ju sjell disa nga tiparet që kanë punonjësit e dalluar:
Gjithmonë kërkojnë më shumë
Punonjësit e dalluar kanë bindjet e tyre se gjithmonë mund të arrijnë rezultate më të mira. Pavarësisht rezultateve pozitive që i arrijnë, punonjësit e dalluar janë të uritur për përmirësim, pasi që kanë mentalitetin fitues dhe bindjen se kësisoj kanë arritje më të mëdha si personale ashtu edhe profesionale.
I menaxhojnë me qetësi mosmarrëveshjet
Ata reagojnë me maturi në raste mosmarrëveshjesh me kolegët në punë. Gjithashtu vetëpërmbahen përderisa sqarojnë pikëpamjet dhe idetë e tyre. Nuk reagojnë me vrull në ra st se ndihen të rrezikuar, i evitojnë pengesat me lehtësi pasi që në mendjen e tyre kanë qëllime të mëdha.
Kontrollojnë egon e tyre
Punonjësit në fjalë nuk i kushtojnë shumë rëndësi egos së tyre, sidomos kur është fjala për përmirësimin e punës në grup. Ata janë në gjendje ta pranojnë gabimin si dhe të gatshëm ta vazhdojnë punën duke përkrahur idenë e tjetrit. Kësisoj, ruhet edhe harmonia brenda ekipit të punës.
Janë të përgjegjshëm
Tipari që e veçon një punonjës të dalluar është marrja e përgjegjësisë kur është nevoja. Ata e zotërojnë punën e tyre, vendimet e tyre, si dhe marrin përgjegjësi për rezultatet e punës së tyre, qoftë ato pozitive apo negative.
Janë të guximshëm
Pa dyshim se një punonjësi të dalluar nuk mund t’i mungojë guximi dhe vetëbesimi. Punonjësit e dalluar nuk hezitojnë t’i shprehin mendimet e tyre, të bëjnë pyetje apo edhe ta sfidojnë ndonjë vendim të marrë nga anëtarët e tjerë. Kësisoj, ata tregojnë se sa të guximshëm janë dhe se janë të gatshëm që në të ardhmen të marrin vendime të rëndësishme për kompaninë.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...