Kanella është një ndër erëzat më popullore që prej shekujsh përdoret në kuzhinë, kryesisht në përgatitjen e ëmbëlsirave. Aroma e saj e veçantë është lehtësisht e dallueshme dhe e pangatërrueshme me asgjë tjetër.
Megjithatë në artikullin e sotëm ju sugjerojmë që të merrni kanellën nga kuzhina dhe ta vendosni në banjo apo në çfarëdo lloj ambienti të përshtatshëm pasi do të jetë pjesë e 2 super trajtimeve kundër zbokthit dhe rënies së flokëve:
MASKË PËR TRAJTIMIN E ZBOKTHIT
Përbërësit që ju nevojiten për maskën e mësipërme janë: 5 luge gjelle vaj ulliri ekstra i virgjër, 2 lugë gjelle kanellë dhe 2 lugë gjelle mjaltë natyral.
Përgatitja: Fillimisht duhet të ngrohni vajin e ullirit në mikrovalë ose në banjo-mari. Më pas hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet për disa minuta. Shtoni kanellën dhe mjaltin dhe vazhdoni përzierjen derisa të formohet një masë kremoze. Aplikoni masën e përgatitur në skalpin e kokës me ndihmën e një furçe ose sfungjeri. Masazhojeni për 5 minuta me lëvizje rrethore. Lëreni të veprojë nga 30 deri në 60 minuta dhe lani kokën si zakonisht. Për rezultatet më të shpejta dhe dobiprurëse përdorni maskën e mësipërme dy herë në javë.
MASKË QË PËRSHPEJTON RRITJEN E FLOKËVE
Ndoshta nuk e keni çuar kurrë ndërmend më parë, por kanella është një nga përbërësit më të shëndetshëm që duhet të aplikoni në flokët tuaj. Përshpejton rritjen e tyre, parandalon këputjen dhe majat dyshe, u jep shkëlqim natyral dhe i bën më të fortë e elastikë. Por, jo vetëm kaq, antioksidanët që gjenden tek kanella ndihmojnë gjithashtu flokët nga veprimi i rrezeve ultravjollcë.
Përbërësit që ju nevojiten për maskën e mësipërme janë: 2 lugë gjelle kanellë pluhur, 1 filxhan çaji me vaj ulliri ekstra të virgjër dhe 10 pika vaj esencial rozmarine. Kjo sasi është mëse e mjaftueshme për një grua me flokë me gjatësi mesatare, nëse keni flokë më të gjatë dyfishoni masat e ingredientëve.
Përgatitja: Ashtu si në maskën e mësipërme duhet të ngrohni fillimisht vajin në mikrovalë apo në banjo-mari. Shtoni kanellën pasi të jetë ftohur mjaftueshëm dhe përzieni vazhdimisht. Në fund shtoni vajin e rozmarinës dhe maska juaj është gati. Aplikojeni në rrënjët dhe majat e flokëve me ndihmën e një furçe dhëmbësh dhe lëreni të veprojë për 30 minuta. Në fund lani kokën fillimisht me ujë të ngrohtë dhe më pas me shampo ose sapun biologjik. Flokët tuaj do të duken shumë më ndryshe që pas herës së parë./Living.al
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...