Google ADS

Thonjtë tregojnë shumë për shëndetin

18:00 | 9 Nëntor 2018
Arbresh.info

Studimet tregojnë se thonjtë mund të zbulojnë të dhëna për shëndetin tuaj.

Ndonjëherë, një problem me thonjtë mund të tregojë një gjendje të rëndë mjekësore. Një ndryshim në ngjyrën dhe cilësi mund të jetë shenja e një sëmundjeje të mushkërive, të zemrës ose të sistemit nervor.

-Thonjtë tuaj nuk janë vetëm një aksesor për bukuri. Ata janë të lidhur ngushtë me sistemet e gjithë trupit tuaj. Këtu janë disa shenja që thonjtë mund të tregojnë problemet shëndetësore.

-Të sëmurë me tiroide: Thonjtë që thyhen shpejt dhe janë të butë mund të tregojnë që keni probleme me tiroidet: që është një gjëndër që prodhon hormone të caktuara dhe mund të ndikojë në peshën tuaj.

-Thonjtë e brishtë kombinuar me këmbë dhe duar të ftohta mund të jenë simptoma të anemisë. kjo gjendje mjekësore përfshin marramendje, dobësi, dhimbje koke, rrahje zemre të parregullta dhe dhimbje gjoksi. Anemia mund të shkaktohet nga menstruacionet e rënda, shtatzënia, një regjim i ulët në hekur dhe vitaminë B12, ose sëmundje kronike të veshkave.

-Thonjtë e ndarë dhe të verdhë shpesh sinjalizojnë sëmundjen e psoriasis. Për fat të mirë, në ditët e sotme ka shumë trajtime për të lehtësuar simptomat, duke përfshirë kremin, pilula, dhe lazer dhe terapi të lehta.

-Thonjtë që janë të vegjël dhe ndahen lehtë mund të jenë një simptomë e artritit. Kjo sëmundje rezulton në dhimbje tek nyjet dhe shpesh fryrjen e tyre. Gjendja ka më shumë gjasa të prekë gratë sesa burrat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme