Janë të shumta recetat në përgatitjen e thjerrëzave, një nga ushqimet më të gatuara të stinës.
Një nga të cilat, më shije plota e pasur me vlera ushqyese është padyshim supa me thjerrëza dhe llukanik, një lloj salçiçeje e përgatitur me mish dhe erëza të ndryshme.
Sigurisht, kombinimi i të gjithë përbërësve ofron një shije speciale që kënaq gjithë organizmin por nga ana tjetër i dhuron atij edhe shumë vlera shëndetësore gjithashtu.
Krahas shijes së përsosur, kjo pjatë është fantastike edhe në efektet mbrojtëse që ka kundër virozave dhe gjendjes gripale.
Për të përfituar maksimalisht nga vlerat mbrojtëse të kësaj supe, AgroWeb.org sugjeron një recetë të lehtë për përgatitjen e saj në kushtet e shtëpisë.
Në përgatitjen e kësaj recete, AgroWeb.org ju këshillon të përzgjidhni llukanikë të freskët fshati, të cilët i gjeni në dyqane e pikat e shitjes së mishit të freskët.
Përgatitja e Thjerrëzave dhe Llukanik
Përbërësit
(Përbërësit më poshtë janë për 4 persona)
4 llukanikë të freskët
3-4 lugë gjelle me vaj ulliri ekstra të virgjër
2 karrota
1 patate
2 thelpinj hudhër
1 kokërr qepë e vogël
Gjysëm luge me spec djegës pluhur
1 filxhan çaji me thjerrëza
Dy lugë gjelle salcë domate
6-7 gota me ujëKripë
Gjysëm luge çaji me piper të zi të bluar
Majdanoz i freskët
Udhëzimet
Si fillim, AgroWeb.org ju këshillon të përzgjidhni llukanik fshati.
Prijini në feta jo shumë holla dhe më pas, në një tenxhere shtoni vajin e ullirit, pasi të jetë ngrohur shtoni copat e llukanikut dhe kaurdiseni për pak.
Më pas shtoni, qepën e grirë dhe karrotat e grira, kaurdisni derisa volumi i qepës të bjerë.
Shtoni thjerrëzat, patatet, specin djegës, kripën dhe piperin dhe hidhni 6-7 gota me ujë.
Lërini të ziejnë për 35-40 minuta me kapak të mbyllur.
Qëroni dhe shtypni thelpinjtë e hudhrës. Lërini mënjanë për 5-10 minuta që të çlirojnë të gjithë substancat mirëbërëse.
Hudhrën e shtypur shtojeni tek supa kur të jetë gati dhe lëreni të ziejë edhe për 5 minuta të tjera.
Shërbehet e ngrohtë dhe spërkatet me majdanoz të grirë hollë dhe me disa pika vaj ulliri sipër.
Vlerat shëndetësore
Supa me thjerrëza është një burim i mirë proteinash dhe fibre. Çdo racion i kësaj supe përmban 11.1 gramë fibër që plotëson një pjesë të rëndësishme të dozës prej 25-38 gramë të fibrës që duhet të konsumoni çdo ditë.
Fibra i bën mirë sistemit tretës dhe zorrëve, duke parandaluar diarenë, konstipacionin dhe sëmundje të tjera të aparatit tretës.
Një racion me thjerrëza plotëson pothuaj të gjithë nevojën tuaj ditore për hekur./agroweb
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...