Shane O’Brien, 29 vjeç, është i dyshuari kryesor në lidhje me një sulm të paprovokuar mbi Josh Handon, që vdiq në lokalin Re në Eastcote, në verilindje të Londrës, në tetor 2015.
Ai i është shtuar listës së personave të shumëkërkuar pas goditjes me thikë në qafë të 21-vjeçarit Handon, nga ku më pas është arratisur.
Policia britanike ka afruar vitin e kaluar 50 mijë paund për të ndihmuar në gjetjen e O’Brien. Ai ka një tatuazh në gjithë kurrizin e tij, figurën e një bufi apo kukuvajke që mban një kafkë në kthetra.
O’Brien nga Ladbroke Grove, në perëndim të Londrës, është arrestuar në Pragë në shkurt të 2017-ës. Por ai përdori pseudonimin italian Enzo Melloncelli me dokumenta falso dhe u lëshua në pritje të hetimeve të mëtejshme.
Ky person kryeson gjithashtu listën e më të kërkuarve të Agjencië Kombëtare të Krimit.
Viktima, Hanson, nga Kingsbury, u gjet me një plagë në qafë në lokal Re në 11 tetor 2015 rreth orës 1:00 dhe u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes. Nga ekspertiza, shkaku i vdekjes ishte hemorragjia, humbja e gjakut prej plagës në qafë.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...