Thënie për shanset e dyta që do t’ju bëjnë të ndaleni e të mendoni mirë

01:48 | 12 Nëntor 2019
Trina Galanxhi

Gjithçka rreth jetës ka të bëjë me shanset e dyta. Normalisht se jo në secilin aspekt, por neve shpeshherë na u mundësohet një shans i dytë pa e kuptuar fare.

E vërteta është se shumica e njerëzve nuk ndihen mirënjohës. Njerëzit i marrim si të garantuar dhe fillojmë ta urrejmë dikë kur ndalet së faluri gabimet tona.

Çdo njeri bën gabime. Por, kur dikush vendos t’jua fal dhe jua ofron një shans të dytë, ju duhet ta kapni atë me dy duart – sepse nuk do ta keni një shans të tretë!

Kur flasim për jetën në përgjithësi, shanset e dyta parimisht janë mundësi të reja të cilat duhet t’i shfrytëzojmë.

Disa njerëz në plot kuptimin e fjalës e fitojnë një shans të dytë për të jetuar, e disa tjerë për të dashuruar.

Ne thjesht duhet të mësojmë ta njohim dhe ta vlerësojmë një shans të ri kur na ofrohet.

Sidoqoftë, më poshtë jua sjellim disa prej thënieve më të mira rreth shanseve të dyta.

– “Çdo moment i jetës tuaj është shans i dytë”

– “Falënderojuni zotit që ende jeni gjallë sepse shumë kanë vdekur dhe janë duke vdekur gjatë kohës kur po flas. Ju ende e keni mundësinë të ndryshoni dhe t’i bëni gjërat drejt, ndërkaq ata që kanë vdekur do të kishin bërë çmos për atë shans të dytë”

– “Shanset e dyta vijnë thuajse gjithmonë. Sikurse trenat, ato vijnë e shkojnë rregullisht. T’i njihni ato të rëndësishmet është truku kryesor”

– “Të gjithë bëjmë gabime, prandaj gjithsecili e meriton një shans të dytë”

– “Ndonjëherë jeta jua jep një shans të dytë, ose edhe dy. Jo gjithmonë, por ndonjëherë. Çështja është se çfarë bëni ju me ato shanse të dyta”

– “Shansi i dytë nuk ka fare kuptim nëse nuk keni mësuar nga shansi i parë”

– “Ndonjëherë lamtumira është shans i dytë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme