Shpesh, tiparet e gjuhës apo theksi bën që shoqëria të varet nga mënyra e të folurit.
Psikologja Katherine Kinzler shpjegon se kjo do të thotë që ne shpesh gjykojmë të tjerët, thjesht për mënyrën se si ata flasin.
“Ka shumë studime që tregojnë se kur njerëzit mësojnë informacione të reja dhe prezantohen nga një theks që është i njohur dhe shihet si i nivelit të lartë, ata mendojnë se informacioni ka gjasa më shumë që të jetë i vërtetë. Ata mendojnë se personi që po flet është më i besueshëm, shkruan BBC.
Ajo ka treguar për eksperimentin që ka zhvilluar me fëmijët amerikanë dhe koreanë të moshës 10-vjeç. Preferencat e tyre shoqërore bazuar në gjuhën bëhen shumë më të komplikuara, thotë Kinzler.
“Fillojnë të mendojnë për modelet kulturore të pushtetit dhe prestigjit dhe ata zgjedhin mbi ato stereotipa kulturore dhe mbi paragjykime që janë prezentë në shoqëri”.
Kinzler shtoi se mund të ketë pasoja të tmerrshme që zhvillohen kundër njerëzve që flasin dhe çfarë shoqëria e konsideron si dialekt të nivelit të ulët.
“Nuk ka gjuhë të mirë apo të keqe”, porositë ajo ndërsa shton se është shumë e rëndësishme që të vlerësohen thekset dhe gjuhët e ndryshme në botë./alsat/
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...