Familja më e popullarizuar në Amerikë mund të ju mësojë shumë në lidhje me financat.
Por nëse nuk e keni parë serialin me kujdes, ne ju sjellim momentet e duhura që shfaqen në The Simpson rreth menaxhimit të parave, transmeton portali arbresh.info.
Në episodin e 120-të, Homeri ( kryefamiljari) vendos që të investojë në kunguj. Ai mendon se ‘vlera e tyre rritet gjatë muajit tetor dhe se ato do të arrijnë kulmin në muajin janar’. Më pasi ai shton, se kjo është mënyra e duhur për të bërë para.
Homeri nuk e morri parasysh që tetori ishte muaji i duhur për kungujt, pasi është festa Halloëeen. Prandaj, si rezultat ai humbi të gjitha paratë e investuara.
Në episodin e paharrueshëm ‘Margie vs. the Monorail’, njerëzit inkurajohen që të investojnë në një hekurudhë, nga Lyle Lanley, shitës karizmatik.
Por nga të gjithë, është Margie ajo që nuk bie në ligësinë e shitësit edhe pse qyteti përfundon në mënyrë katastrofike. Margie, nuk i besonte ‘hijeshisë’ së shitesit, prandaj ia doli të ruante paratë.
Bart merr një mësim të vështirë në episodin e 173-të, kur shkon të blejë me kartë krediti. Siç mund ta imagjinoni, ai hyri në një borxh të thellë, duke përdorur kartelën vend e pa vend.
Në episodin e 30-të, gjyshi i Simpson trashëgon një sasi të madhe parash nga një ish e dashur e tij. I mërzitur, ai vendos të shpenzojë disa nga të hollat në kazino. Por, sado e pabesueshme që ngjan, Homeri e këshillon atë që të shpenzojë paratë në shtëpinë e pleqve.
Një ide tjeter rreth parave që sjellin The Simpson, është se duhet të bëni kujdes me kë ndani idetë për biznes. Bartender Moe e vjedh një recetë për koktej nga Homeri, duke bërë një shumë të madhe parashë, ndërkohë Homeri nuk e morri asnjë qindrakë./Arbresh.info
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...