Thashethemet në vendin e punës

23:46 | 11 Maj 2018
Trina Galanxhi

Të paragjykosh, të thurësh intriga, të përflasësh kolegët e tu të punës, është kthyer në një zakon të shfrenuar në mjediset e përditshme të punës.

Ndonjëherë duket sikur njerëzit nuk kanë asgjë më të mirë për të bërë se sa thashethemet kundrejt njëri tjetrit. Ata bëjnë thashetheme në lidhje me kompaninë, kolegët apo menaxherët e tyre. Ata shpesh përdorin një të vërtetë të pjesshme duke e kthyer në një të vërtetë spekulative. Shumë herë kolegët përflasin pagat e njëri tjetrit duke mos treguar të vërtetën, por duke u bërë bashkëpunëtorë të pakënaqur e duke përfolur në këtë mënyrë zyrën e burimeve njerëzore.

Pra, asgjë nuk ndal pakënaqësinë dhe dëshirën për të përfolur këdo, as kolegët, as klientët e kompanisë dhe as shefat ekzekutivë. Por duhet të kuptoni që thashethemet ndonjëherë mund të jenë shumë të dëmshme. Ju duhet të veproni nëse thashethemet:

– Dëmtojnë ndjenjat e punonjësve,
– Dëmtojnë marrëdhëniet ndërpersonale,
– Dëmtojnë motivimin e punonjësve dhe moralin e tyre.

Nëse e gjeni veten shpeshherë pjesë të thashethemeve, ju mund të shqyrtoni vendin tuaj të punës për të kuptuar tema të ndryshme të thashethemeve. Arsyeja mund të jetë shumë e thjesht, mund të ndodhë që të punësuarit apo kolegët, të mos kenë besim tek ju dhe kanë frikë të pyesin për tema të rëndësishme.

Nëse thashethemet kanë qenë të pamenaxhueshme në të kaluarën, ai ka tendencë për t’u bërë një aspekt negativ në kulturën e punës. Pra tregohuni shumë të kujdesshëm me thashethemet negative.

Ju mund të menaxhoni thashethemet pikërisht siç mund të menaxhonit një sjellje negative në vendin tuaj të punës. Identifikoni komunikimin më bindës e më të përshtatshëm që mund t’i shërbejë kulturës së kompanisë e që gjithashtu mund t’i ndihmojë punonjësit për të përmirësuar sjelljen.

Në qoftë se diskutimi i efekteve negative të thashethemeve tek punëmarrësi nuk ka ndikim në sjelljen e mëvonshme, ajo që mund të shërbejë si zgjidhje është një paralajmërim me shkrim verbal për personelin në dosjen e punonjësit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme