Nëse dëshironi të keni lidhje dashurie kuptimplote dhe të barabartë, mos shikoni vetëm pamjen e tij (apo paratë). Lexoni se cilat janë ato shenja dhe do të bindeni që sa më parë do t’ju duhet të gjeni dikë tjetër.
Edhe pse thuhet që femrat bien pré e “djelmoshave të këqij”, shumica megjithatë pranë vetes dëshirojnë të kenë personin i cili do t’i vlerësojë dhe respektojë.
Si ta dini që i dashuri juaj vërtet po sillet si i marrë?
I kemi kompiluar disa nga shenjat të cilat tregojnë qartë që sa më parë duhet të ndaheni nga ai, transmeton Telegrafi.
Nëse dëshironi lidhje të barabartë dhe kuptimplote, mos shikoni vetëm bukurinë mashkullore të tij (apo paratë), shikoni me kujdes se cilat janë ato sjellje.
1. Më shumë shikon celularin e tij sesa kujdeset për ju
2. Gjithmonë flet për kolegen e tij të punës, e cila, siç ju thotë vetë ai: Është jashtëzakonisht seksi.
3. I bën komplimente kamerieres derisa ju prisni t’ju sjellë pije
4. Ju fton vetëm kur është i dehur tapë me alkool
5. Kur është në krevat me ju, kujdeset vetëm për kënaqësinë e vet
6. Vetëm ju përshëndet me dorë kur e ftoni të shoqërohet me miqtë tuaj të cilët i vlerësoni dhe ju janë të dashur
7. Fare nuk i kujtohet se çka keni biseduar në takimin e fundit. Në të vërtetë, shpesh keni ndjenjën se, kur flisni me të, ju duket sikur i flisni murit
8. Për shkak të sjelljeve të këtilla të tij ju ndiheni keq dhe ju bën të humbni vetëbesimin.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...