Buzëkuqi duket më bukur në buzë të kuruara dhe ka disa sekrete se si t`ia bësh që buzët dhe buzëkuqi juaj të duken bukur gjatë gjithë ditës.
Mendoni për pjesën tjetër të makijazhit
A mund të bëni buzët e kuqe dhe të përdorni pudër rozë për faqe? Ne themi po, përderisa pudra përdoret për t’i dhënë fytyrës freski natyrore. Merrni inspirim nga Olivia Palermo me mollëzat e saja të bëra në formë të përkryer, buzë të kuqe dhe hijezues të theksuar.
Kufizuesit nuk janë armiq
Kanë kaluar ditët kur ngjyra e buzëve fshihet dhe mbetet vetëm ajo pamja e viteve ’80-ta… Përdorni vijë të kuqe, por ngjyrosni buzët për qëndrim më të gjatë dhe qetësi të mendjes.
Lini buzët të flasin
Nëse është një dukje për ditën, mos ngjyrosni shumë sytë. Sytë e theksuar shumë dhe buzët e kuqe janë tejet ekspozuese, me siguri do t’i ruanit për mbrëmje.
Mos harroni për dukjen e tërë
Mendoni çka keni veshur. Dhe kjo përfshinë edhe aksesorët. Shpesh një e kuqe dinamike mund të jetë e përkryer nëse jeni veshur në të zezë dhe një dukje e bukur nëse nuk keni bërë makijazh të syve. Një shoqërim i përkryer për të bardhën gjallëruese- madje edhe për zyrë. Nëse jeni të veshur me ngjyrë të kuqe, provoni një tonë tjetër të buqes për të mos u dukur shumë e njëjtë.
Buzët e kuqe nuk duhet të jenë gjithmonë të theksuara
Për më shumë delikatesë dhe ngjyrë natyrale mund të vendosni së pari pak zbutës, pastaj të vendosni buzëkuq duke vendosu njëherë në gisht pastaj në buzë, duke filluar nga qendra e buzëve nga jashtë- kjo do të krijonte një ngjyrë jo shumë të theksuar.
Përshtate me ngjyrën e lëkurës
Mendoni për ngjyrën e lëkurës dhe ngjyrën e syve – e gjitha bënë dallim. E theksuara e ndritshme duket bukur kundër ngjyrave të errëta të fytyrës. Ngjyra e errët bënë dhëmbët të duken më të bardhë, përderisa ngjyrat e kuqe-portokalli duken bukur në lëkurë të nxirë. Provoni të gjitha- e duhura është ajo që ju sjellë ngjyrë në jetën tuaj.
Struktura është e rëndësishme
Nëse jeni të brengosur për të bërë buzët e kuqe, provoni strukturë të lehtë- dhe nuk duket si detyrim.
Nuk ka rregulla nëse e gjeni të përkryerin
Fjala e fundit është, nuk ka rregulla nëse gjeni ngjyrën që e doni. Dhe si ta dini nëse është e kuqja e duhur për ju? Do ta ndjeni dhe do të duket e duhur.
Autoritetet zvicerane iu dalin “hak” huliganëve ...
Kosova dominon në Bukuresht, por nuk ka gola pas pjesës së p...
Kuvendi me sqarim për kontratën e re për pastrim dhe mirëmba...
Policia e Shqipërisë nis aksion të antidrogës, “shënjestër” ...
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, dalin detajet
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...