Siluetë, krahë apo zemër?
Ka teste të ndryshme psikologjike, disa janë të shpejta dhe të lehta, disa kërkojnë pak më shumë kohë.
Për ata që duan të dinë diçka më shumë për veten, ne kemi zgjedhur një test të shpejtë ku do të keni një ide pak më të mirë për nënndërgjegjen tuaj bazuar në vetëm një vështrim.
Një iluzion i mirë optik dhe një imazh që provokon mendime ka fuqinë t’ju bëjë të merrni një vendim të shpejtë që shpesh ka të bëjë me atë që është në nënndërgjegjen tonë, transmeton Telegrafi.
1. Krahë të bardhë
Ju jeni një person i durueshëm, i kujdesshëm, i ndjeshëm dhe i dhembshur. Njerëzit në rrethin tuaj i ndiejnë të gjitha këto, andaj për këtë shkak pëlqejnë të jenë në afërsinë tuaj.
Miqtë ju kërkojnë shpesh këshilla, sepse e dinë që gjithmonë do t’jua thoni sinqerisht atë që mendoni.
2. Silueta e personit
Ju jeni person shumë serioz dhe i saktë, përgjegjës, praktik dhe i disiplinuar. Synoni që çdo gjë në jetën tuaj të jetë në ekuilibër.
Kurrë nuk flisni diçka vetëm sa për të thënë, por çdo fjalë juaja është me peshë. Nuk pëlqeni të jepni premtime, sepse konsideroni që veprat janë më të rëndësishme se fjalët.
3. Zemër
Ju jeni një person shumë emocional dhe ju kur e doni dikë jeni të gatshëm t’i jepni çdo gjë. Familja dhe miqtë ju janë çdo gjë në botë dhe vërtet përpiqeni t’ua zbukuroni jetën në çdo moment kur je me ta.
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...