Me ardhjen e muajit gusht, dhe me korrikun i cili ka qenë muaji më i nxehtë ndonjëherë në tokë, të mbroheni nga dielli është rëndësia më e madhe tani për tani.
Por, nuk jemi duke folur vetëm për lëkurën. Për vite të tëra kujdesi ndaj lëkurës ka dominuar në industrinë e bukurisë (dhe ende dominon), por kujdesi ndaj lëkurës së kokës dhe ndaj flokëve në këto temperatura është tejet e rëndësishme.
Bëni kujdesin ndaj kokës dhe flokëve prioritet.
Për të mbrojtur lëkurën e kokës duhet të përdorni krem të thjeshtë kundër diellit. Shumica prej njerëzve nuk përdorin krem në kokën e tyre për shkak se ia lë flokët me shenja. Por është e rëndësishme nëse dëshironi ta mbroni kokën, raporton “Metro Neës”.
Hulumtuesit kanë gjetur se sëmundjet më fatale të lëkurës (konkretisht kanceri) ndodhin dhe fillojnë nga koka- dhe shpesh ato zbulohen më vonë për shkak të faktit që fshihen në flokë. Dhe kjo i jep kohë që kanceri ka pasur më shumë kohë të zhvillohet, transmeton lajmi.net.
Por, fatmirësisht janë produkte që mund të i bleni dhe të i përdorni për lëkurën e kokës, mjafton të shkoni në farmarci dhe të pyetni se cilat janë më të mirat. Por keni kujdes dhe mbuloni të gjitha pjesët e kokës dhe flokëve.
Lidhni flokët. Mund të ju duket e thjeshtë por të i lidhni flokët mund të mbron kokën dhe flokët tuaj. Dhe mos harroni, aplikoni krem të diellit në kokë dhe fytyrë, kryesisht në zonat ku ju kap dielli, sidomos gjatë orës 11-2 gjatë ditës.
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador