Demenca është një nga shkaqet kryesore të aftësisë së kufizuar të të moshuarve në të gjithë botën.
Një studim zbuloi se ekziston një mënyrë e thjeshtë për të shmangur marrjen e demencës kur jemi më të rritur.
Demenca është një sindromë në të cilën ka përkeqësim të kujtesës, të menduarit, sjelljes dhe aftësisë për të kryer aktivitete të përditshme, raporton “BrightSide”.
Studimi 28-vjeçarë zbuloi se njerëzit në moshën 60 vjeç që kishin më shumë kontakte shoqërore me miqtë kanë 12% më pak mundesi të zhvillojnë demencë. Është zbuluar se janë më të rëndësishme kontaktet shoqërore me miqtë, sesa me të afërmit.
Kjo tregon se në vend që thjesht të kalojnë kohë me familjet e tyre, të moshuarit kanë nevojë edhe me miqtë e tyre.
Për këtë hulumtim, janë përdorur të dhëna nga 10,228 persona. Ata u pyetën 6 herë se sa shpesh takoheshin me miqtë dhe të afërmit.
Për të marrë diagnozën e tyre të demencës, ata u testuan 5 herë dhe të dhënat e shëndetit të tyre u ekzaminuan deri në vitin 2017.
Një tjetër gjë interesante për t’u theksuar është se si efekti ishte më i madh tek 60-vjeçarët krahasuar me 50-vjeçarët dhe 70-vjeçarët./Lajmi.net
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...