Google ADS

Të metat që nuk ju lejojnë të gjeni lumturinë në krah të dikujt

10:55 | 7 Prill 2017
Arbresh.info

Të metat që nuk ju lejojnë të gjeni lumturinë në krah të dikujt.

Dashi

Problemi i Dashit janë marrëdhëniet afatgjata. Magjepset shpejt pas dikujt dhe po kaq shpejt, e harron. E dini si duhet të jetë dikush që ju ofron të ardhme por zgjidhni gjithmonë dikë të mistershëm që e dini se do t’ua thyejë zemrën.

Demi

Në mendjen e tij, Demi ka një ideal të marrëdhënies së përsosur, ndaj kur gjërat nuk shkojnë sipas pritshmërive, është gati ta çojë gjithçka në djall. Duhet t’i jepni një mundësi marrëdhënieve.

Binjakët

Ju pëlqen t’i tregoni të tjerëve pjesën tuaj argëtuese, të krisur, por keni probleme kur vjen fjala tek shprehja e asaj që ndjeni thellë. Mos kini frikë të hapeni, kur e ndjeni se është e nevojshme.

Gaforrja

Gaforrja është e ndjeshme, plot dashuri, por ka zakonin e keq e të rënit në dashuri me njerëzit krejtësisht të gabuar. Kjo i bën gjërat akoma më të dhimbshme, sepse gaforrja nuk i përballon mirë ndarjet.

Luani

Luanët e gjejnë sigurinë tek kontrolli. Nëse kuptojnë se janë në një marrëdhënie të vështirë për ta drejtuar, i japin fund. Duhet të mësoni se nuk mund ta kontrolloni ju gjithçka.

Virgjëresha

Si në çdo fushë tjetër të jetës, edhe në dashuri virgjëresha kërkon përsosmëri. Veçse njeriu i përsosur nuk ekziston. Mundohuni të normalizoni standardet dhe pritshmëritë, jo ta zhdukni dikë menjëherë nga lista vetëm sepse nuk plotëson një pikë të kërkesave

Peshorja

Peshoret janë nga natyra të pavarur, duan të bëjnë gjithçka duan të bëjnë. Kjo shpesh u krijon të tjerëve idenë se peshorja nuk është e interesuar për ta. Tregojuni partnerëve se fakti që doni të jeni të lirë, nuk do të thotë se nuk mendoni edhe për të.

Akrepi

Zakoni i keq i akrepave? E nisin marrëdhënien me shumë intensitet. Nuk duhet ta mbysni partnerin me përjetimet tuaja ‘hiperaktive’. Merreni me ngadalë; gjithçka në kohën e vet.

Shigjetari

Zig zag-et e shigjetarit në dashuri mund ta bëjnë konfuz partnerin. Në një moment, ju pëlqen t’i shkoni pas e në tjetrin, doni që t’ju vijë pas fijes, shkruan Anabel. Mundohuni të krijoni qëndrueshmëri.

Bricjapi

Vështirë që dikush të njohë pjesën tuaj argëtuese, sepse e vishni veten me logjikë. Është diçka e mirë që nuk e lini dikë të hyjë menjëherë në jetën tuaj, por duhet të dini se nuk do t’ju presin përgjithmonë.

Ujori

Ujorët ndihen të sigurt kur nuk krijojnë lidhje emocionale, por kështu humbasin bukurinë e një marrëdhënieje plot emocion. Lëshojeni veten; hapuni dhe lërini të tjerët t’ju hapen.

Peshqit

Peshqit kanë një vizion të madh mbi “të duhurin”. Kanë një ide shumë specifike, idealizojnë partnerin në fillimet por pastaj, përfundojnë duke zgjedhur të gabuarin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme