Veprat e OSHO nuk janë vetëm filozofike, por edhe praktike e aktuale për të shkuar në rrënjët e nervozizmit dhe patologjive psikike nga të cilat po vuan gjithnjë e më shumë shoqëria moderne.
Në vijim, do t’ju njohën me disa nga shprehjet filozofike dhe praktike të OSHO-s, që do t’ju bëjnë ta shohni veten dhe realitetin me sy tjetër…
Optimizëm të mbarë!
1.Përdoreni energjinë me dashuri, përdoreni në ndonjë akt krijues, përdoreni në miqësi, përdoreni në meditim, bëni diçka me të që t’ju ngrejë lart.
2.“Të mendosh se e njeh shumë mirë gruan tënde, është një mendjelehtësi.
Gruaja që ti ke njohur dje, sot nuk është më: ajo është gjithmonë një tjetër, totalisht ndryshe.”
3.“Ti je përgjigjja, por je krejtësisht i përgjumur.
Përgjigjja është brenda teje.
“Përmes dashurisë, hedhja e egos është e thjeshtë. Kjo është aq e natyrshme pasi vet dashuria është frymëzueshmëri natyrore.
“Tërë përpjekjet e shkencës nuk janë asgjë tjetër përpos kërkime për jetën e amshuar, e gjithashtu edhe tërë përpjekjet e religjioneve nuk janë asgjë tjetër përveç kërkim për jetën e amshuar”
Çdo fëmijë lind si individ, por tepër rrallë njeriu vdes si individ.
Me gjithë qëllimet më të mira, prindërit, mësuesit, udhëheqësit, klerikët dhe të ngjashmit na mbjellin idenë e konkurrencës, rivalitetit, ambicies, duke krijuar kështu prej çdo fëmije qenien e cila me jetën takohet në lufta mendimesh, me fjalë të tjera, në dhunë, në agresivitet.”
“Nëse e dashuron një lule, mos e këput.
Sepse nëse e këput, ajo vdes dhe pushon së qëni ajo që dashuron.
Kështu që… Nëse e do një lule, lëre të jetë…
“Përjetoje jetën në gjithë mënyrat e mundshme… e mirë-e keqe, e hidhur-e ëmbël, errësirë-dritë, verë-dimër. Përjeto gjithë dualitetet.
Mos ki frikë nga eksperienca, sepse sa më shumë eksperiencë që të kesh, aq më i pjekur do të jesh”.
10.“Trishtimi jep thellësi.
Lumturia jep lartësi.
Trishtimi jep rrënjë.
Lumturia jep degë.
Lumturia është si një pemë që ngjitet drejt qiellit, dhe trishtimi është si rrënjët që shkojnë poshtë në tokë.
Të dyja nevojiten, dhe sa më lart të hskojë një pemë, aq më thellë shkon, njëkohësisht.
“Të jesh krijues do të thotë të jesh në dashuri me jetën.
Ti mund të jesh krijues, vetëm nëse e do jetën mjaftueshëm, sa që të duash t’i rrisësh bukurinë, të duash të sjellësh pak më shumë muzikë, pak më shumë poezi, pak më shumë vallëzim”
“Miqësia është dashuria më e pastër.
Eshtë forma më e lartë e dashurisë, aty ku nuk kërkohet asgjë, nuk ka kushte, ku njeriu thjesht jep dhe e shijon”
“Jeta fillon aty ku merr fund frika”
“Hiq dorë nga ideja për t’u bërë dikushi, sepse ti je tashmë një kryevepër. Nuk mund të përmirësohesh. Vetëm duhet që ta kuptosh kush je”
“Duke rënë në dashuri, ti mbetesh fëmijë; duke u rritur në dashuri, ti maturohesh.
Me kalimin e kohës, dashuria bëhet jo një marrëdhënie, por një gjendje e qenies tënde.
“Kurajo është një marrëdhënie dashurie me të panjohurën”./supershëndeti.com/
Universitetet shqiptare, të fundit në listat e akreditimi, s...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministria e Bujqësisë dhe GIZ Kosova mbajnë sesion informues...
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën...
PDK sot dorëzon kërkesën në Prokurorinë Speciale për hetimin...
Pas Bitcoin edhe një tjetër kriptovalutë shënon rritje