Disa njerëz e kanë vështirësi të mendojnë para se të flasin.
Nëse jeni një nga ta, atëherë normalisht nuk jeni të vetmit në këtë problem.
Shpeshherë na rrëshqasin nga goja fjalë apo fraza të cilat nuk duhet t’i themi para tjerëve.
Problemi është se këto fraza mund t’i lëndojnë të tjerët.
“Nuk është e drejtë!”
As jeta nuk është e drejtë! Duke u ankuar për çdo gjë, ju nuk do të zgjidhni asgjë.
Nëse diçka shkon gabimisht, përqendrohuni ta zgjidhni atë problem, e jo duke u ankuar.
“Për moshën tënde…”
Çdo fjali që fillon me “për moshën tënde…” hiqeni nga fjalori juaj! Nuk është aspak kompliment nëse i thoni dikujt “dukeni shumë bukur për moshën që e keni”, etj.
“Po dukeni i/e lodhur”
Nëse dikush jua ka thënë këtë fjali, me siguri e kuptoni përse kjo frazë nuk bën t’i thuhet tjerëve.
Ky është koment negativ pa ndonjë qëllim. Nuk keni ide se çfarë po ndodh në jetën e dikujt tjetër, prandaj këtë frazë mbajeni për vete!
“Të kam thënë…”
Askujt nuk i pëlqen ta dëgjojë këtë frazë.
Kjo frazë është fëmijërore, e papjekur dhe përdoret vetëm për ta bërë veten të ndjeheni mirë e tjerët të ndjehen keq.
Forcat ruse largohen nga vendlindja e Assadit
Në Zubin Potok po patrullojnë ushtarët letonezë të KFOR-it
Rama takohet me Marta Kos: Njohëse shumë e mirë e rrugës së ...
AGK-ja dënon kërcënimin me vrasje ndaj Ilir Mirenës
UEFA delegon gjyqtarët kosovarë për ndeshjen e Conference Le...
Policia dhe Dogana parandalojnë një rast të kontrabandimit m...