Në një marrëdhënie ideale, partnerët i ndajnë edhe sekretet më të vogla me njëri-tjetrin.
Por, në praktikë sa e bëjnë këtë?
New York Magazine dhe platforma e internetit The Cut pyetën çiftet e martuara për sekretet e tyre më të mëdha dhe se cilat i fshehin nga partnerët e tyre, transmeton portal arbresh.info
Çregullime në të ngrënë
“Burri im nuk e di se unë kam çrregullim në të ngrënë. Ai e di që jam në terapi, por ai nuk e ka idenë se është një çrregullim i të ngrënit”. ( Carrie, 40, e martuar që 8 vite)
Shpenzimet e dasmës
“E kam gënjyer gruan time për shpenzimet e dasmës. Ishte afër gjashtë shifra. Ajo mendon se çmimi ishte gjysmë më i ulët”. ( Panor, 39, i martuar që dy vite)
Injoranca e profesionit të tij
“Të jem i sinqertë, nuk e kam idenë se çfarë bën saktësisht burri im dhe si e siguron jetesën. Diçka që ka të bëjë me kompjuterët”. (Nava, 38, e martuar prej dy vitesh)
Testet e shtatzënise
“Unë nuk i kam thënë burrit tim se sa teste shtatzënie bëj çdo muaj. Ne po përpiqemi të kemi një fëmijë për dy vjet dhe nuk mund të ndaloj testet”. (Andrea, 33, i martuar prej 7 vitesh)
Humbja e unazës së martesës
“Më humbi unaza. Ka dy muaj që është zhdukur dhe nuk e di ku është. Mundohem të fsheh duart ng gruaja”. (Beau, 30, i martuar që një vit)
Tradhëtia
“Gruaja ime e di se unë kam pasur një marrëdhënie jashtë martesore. Por ajo nuk e di se sa e kam dashur unë atë gruan”. ( Anton, 43, i martuar që 5 vjet)./arbresh.info/
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj