Shumica e njerëzve në astrologji mendojnë se të kundërtat nuk bëjnë bashkë, edhepse ka diçka të vërtetë në këtë mendim prap na bën të mahnitemi se si shumica e shenjave të kundërta janë të mrekullueshme së bashku sikurse të plotësonin njëra-tjetrën.
Luani dhe Ujori
Luani dhe Ujori janë shenja të kundërta pasiqë Luani karakterizohet me ngrohtësi dhe sens social, i gëzohet arritjeve dhe zhvillimit personal, ndërsa Ujori është i çuditshëm, i ftohtë, i shkëputur, i gëzohet arritjeve dhe suksesit shoqëror. Luani mendon me zemër ndërsa Ujori me tru.
Që të dy jaë artistë dhe artizanë, muzicientë, producentë dhe krijues të ndryshëm, mirëpo të dy janë krijues në mënyrë të veçantë, përderisa Luanit i pëlqejnë format tradicionale të artit, Ujori në anën tjetër është i tërhequr nga format e çuditshme të artit, unike dhe bizare.
Virgjëresha dhe Peshqit
Virgjëresha dhe Peshqit janë dy shenja tejet të kundërta mirëpo kur bëhen bashkë, balansohen shum mirë.
Virgjëresha është analitike nga ana e majtë e trurit, logjike, që pranon vetëm fakte dhe shumë precize. Peshqit në anën tjetër e përdorin anën e djathtë të trurit, intuitën, imagjinatën e paformë, ndjenjën para mendimit. Peshqit ndonjëherë vuajnë nga deluzionet pasiqë mendimet e tyre nuk kanë formë, janë të rrjedhshme prandaj e kërkojnë dikë si Virgjëresha që ti ngurtësojë dhe t`ju japë formë solide.
Virgjëresha bën që Peshqit të kthjellen nga mendimet e tyre pa formë ndërsa në anën tjetër Peshqit janë të vetmit që dinë të zhbëjnë seriozitetin e Virgjëreshës.
Bricjapi dhe Gaforrja
Bricjapi dhe Gaforrja janë shenja të kundërta pasiqë Bricjapi është pa emocione, i strukturuar, ambicioz, i disiplinuar dhe potencialisht i ftohtë, ndërsa Gaforrja është energji e Hënës, d.m.th Nënës, e emocioneve dhe familjes, e dhembshurisë dhe empatisë.
Bricjapi është energji e Saturnit, të Atit, puntorit të disiplinuar, plot ambicie dhe me strukturë pa emocione.
Mirëpo kur këto dy shenja e dashurojnë njëra-tjetrën, shëndrrohen në familje. Kjo ndodh pasiqë Gaforrja e plotëson rolin e nënës, duke u kujdesur për fëmijët, duke dhuruar dhembshuri dhe dashuri për familjen. Në anën tjetër Gaforrja kujdeset për të ardhurat familjare dhe për mirëmbajtjen e figurës së fortë të të atit.
Edhepse mund të paraqiten konflikte pasiqë Gaforrja është emocionale ndërsa Bricjapit i mungojnë emocionet, mirëpo nëse e kuptojnë njëri-tjetrin atëherë do jenë familja ideale.
Janë edhe 3 boshte tjera të shenjave të kundërta: Demi-Akrepi, Binjakët-Shigjetari dhe Dashi-Peshorja. Mirëpo këto shenja janë më pak të përshtatshme sesa 6 të cekura sipër./femra.net/
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...