Lidershipi pothuajse gjithmonë është portretizuar si një ndër gjërat më të synuara nga shumë sidomos kur kompania në të cilën lideri është në krye është e suksesshme. Por lidershipi ka edhe një anë tjetër, për të cilën pothuajse nuk flitet fare, përgjegjshmëria, stresi dhe vetmia që fshihet pas liderëve më të suksesshëm.
Pjesa më e madhe e liderëve shfaqen si njerëz të suksesshëm dhe të fortë por askush nuk e di lodhjen e madhe psikologjike me të cilën ata përballen.
Më poshtë do të lexoni disa këshilla të cilat do t’ju ndihmojnë për të përballuar me lehtësi këtë lodhje psikologjike:
Përgjegjshmëria
Nëse shkon diçka keq, faji është i tyre, ose në fund është ajo çka perceptohet nga shumë. Si lider i një organizate, jeni ju ai që e thoni fjalën e fundit dhe për pasojë jeni ju ai mbi të cilin bie përgjegjësia më e madhe në rast të rezultateve negative. Sipas një studimi të kryer nga Instituti Kombëtar të Sigurisë dhe Shëndetit në Amerikë, këshillohet që të mos merrni shumë vendime njëherësh, sepse kjo gjë ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e stresit i cili mund të çojë në marrjen e vendimeve të gabuara.
Stres financiar dhe pasiguri
Nuk ka startup-e të njëjta, sepse disa prej këtyre bizneseve ngrihen nga zeroja, pa asnjë investim ndërsa për krijimin e disa të tjerave, shpenzohen miliona dollarë.
Sipas vlerësimeve të administratës së Bizneseve të Vogla, kostoja mesatare për krijimin e një startua-i është rreth 30,000 dollarë. Kjo është edhe një prej vështirësive të shumta me të cilat duhet të përballen liderët, sidomos në fazat fillestare, sepse atyre mbase do t’u duhet që të investojnë edhe kursimet e tyre në këtë sipërmarrje, gjë kjo që për shumë liderë shoqërohet me stres dhe pasiguri.
Mungesë besimi
Asnjë lider nuk është i vetëm në ndërtimin e një biznesi, por edhe nëse ju keni në stafin tuaj punonjës shumë të kualifikuar, gjithsesi mund ta keni të vështirë t’u besoni atyre, por në fund të fundit ju duhet ta bëni një gjë të tillë, sepse për ndryshe biznesi juaj do të mbeste në vend dhe nuk do të zhvillohej. Nëse doni që të keni sukses dhe që kompania të cilën ju e drejtoni të jetë një ndër më të zhvilluarat, ju duhet që t’i delegoni detyrat tek punonjësit tuaj, gjë kjo që do t’ju vinte juve të parët në ndihmë, duke ju lehtësuar nga detyra të ndryshme që përpara mund t’i bënit vetë.
Balanca jetë profesionale-jetë personale
Në momentin që ju merrni përsipër rolin e liderit duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm sepse bashkë me të vijnë edhe ndryshime të shumta. Fillimi mund të jetë shumë i bukur por pas disa muajsh, orët e gjata në punë, fundjavat kaluara sërish në ambientet e punës do të prishin balancën midis jetës suaj profesionale dhe asaj personale. Familja dhe miqtë do t’ju shohin më pak. Gjumi me orar të plotë do të mbetet pjesë e së kaluarës. Prandaj nëse doni ta parandaloni një gjë të tillë dhe që gjërat të mos përkeqësohen dhe ju të bini në depresion, duhet të vendosni sa më parë balancën e duhur ndërmjet jetës personale dhe asaj profesionale.
Vetmia
Pothuajse nuk flitet fare për një çështje të tillë, por liderët çuditërisht ndihen shumë të vetmuar.
Orët e gjata në punë, shkëputja nga familja dhe miqtë, i bëjnë liderët që të ndihen gjithnjë e më shumë vetëm, edhe pse në pjesën më të madhe të kohës janë të rrethuar nga shumë njerëz. Ju jeni “lideri” dhe duhet të përçoni tek punonjësit tuaj imazhin e “të pathyeshmit” e “liderit perfekt” edhe në rast se kompania juaj është në prag të falimentit.
Ju nuk do të keni po aq miq sa ç’mund të keni pasur në të kaluarën. Si pasojë e pozicionit tuaj, ju do të krijoni shumë njohje të reja, por do ta keni shumë të vështirë për të krijuar miq të vërtetë, sepse pozicioni në të cilin ju ndodheni do të kthehet në një prej pengesave më të mëdha. Në mënyrë të tillë që edhe ju të mos bini në atë vetmi klasike që karakterizon pjesën më të madhe të liderëve, këshillohet që të vazhdoni të mbani dhe t’i forconi edhe më shumë miqësitë tuaja të vjetra.
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...