Njerëzit që duan të shijojnë drekën ose darkën në platformën fluturuese, tani mund ta bëjnë këtë në Xhakartë.
Një restorant i pazakontë Lounge in The Sky është hapur së fundmi në qytetin indonezian, i cili do t’u sigurojë mysafirëve një përvojë unike ngrënieje në 50 metra lartësi, transmeton portal arbresh.info
Mbi një orë darkë, të ftuarit do të kënaqen me një eksperiencë të re që renditet si ndër më ekstravagantet në botë.
Ky lloj restoranti u hap për herë të parë në Indonezi, dhe është i treti i këtij lloji në botë pas Belgjikës dhe Malajzisë.
Gjatë shijimit të vakteve, të ftuarit do të përdorin rripat e sigurimit dhe stafi shoqërues do të jetë i pajisur me rripa sigurie. Mbikëqyrësit do t’i njoftojnë mysafirët me rregullat e sigurisë.
Në platformë mund të hanë 32 persona në të njejtën kohë dhe çmimi i një vakti në këtë restorant varion nga 110 deri në 260 dollarë.
Restoranti ka rregulla të caktuara për mysafirët e tij, duke përfshirë moshën minimale 17 vjeç e lart, peshën maksimale 150 kilogramë dhe lartësinë minimale 1.35 centimetra.
Mbi 5 mijë persona janë në liste të pritjes për të drekuar ose darkuar në këtë restaurant./arbresh.info/
xhakarte
Rama: 21-30 Nëntor, Java Kulturore Kombëtare, Shqipëri ̵...
“A mendon se të ka puthur Ana për lojë?- Pyetja e publikut p...
Hamza: Brenda vitit 2025 me mua kryeministër pagat do të rri...
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Nis darka e të nominuarëve pyetjet pikante nga publiku
Lajçak takon ministrin francez: Diskutuam për rëndësinë e di...