Në Kamboxhia është sezoni i tarantulave të ngrënshme. Merimangat gjigante, që vërshojnë bashkë me shirat, për vendasit janë një ushqim që nuk mund të refuzohet: kërcet në gojë, vjen si i kripur e njëkohësisht edhe pak i ëmbël, e është 100% natyral.
Nyja qendrore e biznesit të tarantulave është rajoni Skuon, 70 km larg kryeqytetit Phnom Penh. Njerëzit vijnë që nga larg për të blerë atje.
“Tarantulat kanë një shije krejt të ndryshme nga ato të insekteve të tjera, si bulkthet për shembull. Janë shumë më të mira sesa të gjithë të tjerët”, tha Om Kumpheak.
Në fshatrat e Kamboxhias, këto merimanga i gjen me shumicë nëpër gropa të nëndheshme. Gjatë sezonit të thatë, ato qëndrojnë thellë nën tokë, ku lëshojnë vezët, por kur mbërrin stina e musoneve ndërmjet qershorit dhe nëntorit, ato dalin jashtë nga freskimi i motit dhe kështu janë më të lehta për t’u kapur.
Njerëz që merren me këtë punë, si 22-vjeçari Khim Khoy, mund të zënë nga 30 deri në 140 tarantula në ditë. Hiletë e kapjes së merimangave të mëdha i ka mësuar nga disa fshatarë të tjerë. Ata që duan t’i përgatisin vet në shtëpi, i kërkojnë të gjalla, ndërsa të tjerë presin sa të skuqen aty në moment.
Mes të interesuarve ka edhe të huaj, siç rrëfejnë vet fshatarët. Disa i blejnë, por shumica thjesht i fotografon ose merr vetëm një sa për ta provuar, sepse përgjithësisht i kanë frikë.
Policia e Kosovës shqipton 1805 gjoba në trafik për 24 orë
Përleshje masive në Pejë, 10 personat e përfshirë përfundojn...
Messi zbulon emrat e tre portierëve më të mirë gjatë karrier...
Baerbock: BE-ja nuk do të financojë islamizimin e Sirisë
Rama publikon pamje nga Unaza e Madhe e Tiranës
Nipi vjedh 9 mijë euro nga gjyshja, blen armë me paratë e vj...