Nuk ka dyshim se shenjat e horoskopit mund të zbulojnë shumë për karakterin e njeriut.
Kjo mund të jetë me interes të veçantë për burrat që planifikojnë të martohen, transmeton portali arbresh.info
Nëse jeni gati të propozoni martesë, lexoni së pari këtë artikull.
Mbretëresha akrep
Gratë që janë në shenjën e akrepit kanë emocione intensive për partnerët e tyre. Dashuria e tyre është e pakushtëzuar dhe ato bëjnë gjithçka për personin që e duan. Nëse martohesh me një grua të shenjës së akrepit, do të thotë që keni bërë zgjedhjen e duhur. Kjo grua mund të ju bëjë të lumtur.
Megjithatë, ato janë të prirura që t’i dramatizojnë gjërat, madje edhe ato të parëndësishmet, transmeton portali arbresh.info. Por, gratë e shenjës së akrepit bëjnë gjithçka për të bërë një shtëpi komode dhe të ngrohtë për ju dhe familjen tuaj. Plus ato janë të mrekullueshme edhe në kuzhinë.
Perandoresha dash
Sipas astrologëve, gratë e shenjës së dashit janë ato që i bëjën burrat të bien në gjunjë. Ato janë jashtëzakonisht të forta dhe të palëkundura dhe bëjnëgjithçka që duhet për të arritur qëllimet e tyre. Nëse jeni mjaft të fortë që të kaloni jetën me një grua të fortë dhe të guximshme, kërkoni një të shenjës së dashit, por gjithmonë duhet ta keni parasysh se ajo janë edhe zjarr.
Nga ana tjetër, këto gra janë shumë të vështira për t’u tërhequr, kështuqë nëse ia dilni që të bëni një grua të shenjës së dashit që t’ju dashurojë, do të thotë se edhe ju jeni mjaft i fortë.
Ajo që pret nga partneri i saj është një karakter i fortë dhe vendosmëri, diçka që ajo ka vetë.
Gratë e shenjës së dashit janë nëna strikte dhe të paanshme.
Liderja luan
Gratë e shenjës së luanit janë të forta dhe të ashpra. Me një fjalë, ato janë luftëtare. Ato posedojnë forcë dhe aftësi të pabesueshme dhe kanë nevojë për dikë aq të fortë sa ato. Ato kurrë nuk bien në duart e burrave të zakonshëm.
Janë të përkushtuara dhe partnere besnike. Dashuria e tyre është intensive. Gratë e shenjës së luanit janë imazh i pastër i asaj që do të thotë dashuri vetëmohuese dhe e pastër.
Dhe, ajo nuk lufton si një luaneshë vetëm për partnerin e saj. Ajo bën të njëjtën gjë edhe për fëmijët e saj. Ajo është gjithmonë e gatshme të bëjë gjithçka që duhet për të mbrojtur të dashurit e saj./arbresh.info/
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...