Do t’ju mbajë ngrohtë gjatë ditëve me erë dhe në të njëjtën kohë do të jeni të stiluara shkëlqyeshëm.
Një model ideal për opsionet më të relaksuara edhe ato ditë kur dëshironi të dukeni bukur, por edhe trendi.
Një fustan pulovër i madh është një mënyrë e shkëlqyer për të përfshirë një pjesë që frymon komfor në gardërobën tuaj, transmeton Telegrafi.
Modeli më i shkurtër, më i gjatë apo midi i këtij fustani, cilindo që të zgjidhni, nuk do të gaboni.
Modeli me rul do të theksojë fytyrën tuaj. Nëse i lidhni flokët me këtë stil, do të dukeni si një modele e vërtetë.
Nuk ka asnjë gabim me modelin në ngjyrë të zezë. Zgjedhje e shkëlqyer për ato që pëlqejnë klasiken dhe variantet e sigurta.
Shumë e thjeshtë, por shumë efektive. Një fustan pulovër i bardhë do t’u rrijë shkëlqyeshëm të gjithave.
Modeli më i shkurtër i këtij fustani mund të jetë një zgjedhje e shkëlqyer për të dalë në mbrëmje me miket tuaja. Shtoni një xhaketë mbi fustan dhe jeni gati për një takim të paharrueshëm.
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...