Të gjitha dilemat tona do të zgjidhen tani

22:51 | 21 Nëntor 2019
Arbresh.info

Me të drejtë, do pyesni për ç’dilema e kemi fjalën, por ndonjëherë pikëpyetjet më të mëdha i kemi për gjërat që bëjmë çdo ditë. Përshembull, e dini ju pse e keni më të vështirë të zgjohemi pasi shtymë alarmin? Përgjigje të tilla, i merrni tani.

1. Pse kemi tendencën ta shtyjmë alarmin?

Kur bie në gjumë sërish, pa kuptuar sapo ke nisur një cikël të rigjumi. Duhen rreth 100 minuta për të përfunduar ciklin; ndaj nëse zgjat më pak se 100 minuta, procesi nuk është kryer. Mënyra më e mirë për ta filluar ditën tuaj është të zgjoheni me alarmin e parë.

2. Pse zëri ynë na duket krejt i çuditshëm dhe i panjohur kur e regjistrojmë?

Teksa flasim dëgjojmë një përzierje të tingujve nga mjedisi rrethues përmes kanalit të jashtëm, daulles apo veshit të mesëm. Kur dëgjojmë një regjistrim, dëgjojmë vetëm ato tinguj që transmetohen nga ajri. Pjesa tjetër e tingujve thjesht zhduket.

3. Pse gishti i vogël dhemb më shumë se gjithë të tjerët kur përplasemi?

Thoi përmban një tërësi receptorësh por jo mjaftueshëm inde për t’i mbrojtur këta receptorë. Si rezultat godasim kockën, enët e gjakut dhe nervat.

4. Kur stresohemi, djerësa mban erë më të rëndë. Pse?

Kur stresohemi, gjëndrat tona apokrine nisin të punojnë më shpejt dhe lëshojnë djersë, e cila përmban më shumë lëndë ushqyese, proteina dhe lipide se djersa e prodhuar nga gjëndrat ekrine, që përfshijnë vetëm ujë dhe kripë. Kjo lloj djerse është një vakt fantastik për bakteret që jetojnë në dhe rreth poreve tona. Teksa bakteret depërtojnë brenda këtyre kimikateve, lëshojnë një erë të keqe./anabel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme