Marrëdhëniet mes kolegëve ndonjëherë janë të ndërlikuara.
Ndodhë që të jetë një marrëdhënie dashuri-urrejtje në të cilën ka edhe flirte.
Epo, mos u ndjeni në faj. Jeni të justifikuar. Të flirtosh me kolegët e zyrës është terapeutike: e thotë shkenca. Pa kaluar limitet, kuptohet.
Universiteti Washingtonka kryer një studim , që zbulon se kujdesje të vogla, shikime dhe kompliciteti me një koleg, i bëjnë orët e punës shumë më të durueshme. Të gjithë e dimë sa torturuese është ndonjëherë orari i punës.
Në studim bëhet fjalë për një flirt të lehtë i cili është i mjaftueshëm për të lehtësuar “dhimbjen e punës” por benefitet zgjasin dhe kur kthehemi në shtëpi dhe mund të jenë ndihmë dhe për pagjumësinë.
Mos harroni, në punë njerëzit kalojnë një pjesë të mirë të ditës së tyre, por edhe të jetës. Ndaj është e pashmangshme që ashtu siç lindin shumë konflikte, aty të mund të lindin edhe flirte ose edhe deri në marrëdhënie të forta dashurore.
Megjithatë, gjatë raporteve në punë mes kolegëve janë disa rregulla që duhet të kihen parasysh dhe të respektohen, sidomos kur bëhet fjalë për lindjen e flirteve apo romancave.
Një tjetër hulumtim i revistës “Female First”, ka treguar që 27% e të anketuarve thonë që nuk ka asgjë të keqe romanca në punë.
Sipas një sondazhi të kryer në shtetet evropiane, ka dalë se 38% e europianëve kanë treguar se kanë pasur të paktën një lidhje dashurie në vendin e punës.
Por sidoqoftë, disa rregulla është mirë që t’i respektoni me zgjuarsi, para se të vajtoni më vonë.
Zgjateni sa më shumë kohën e joshjes
A e imagjinon ta përqafosh dhe ta puthësh menjëherë kolegun/kolegen tënde, pa bërë më parë një “lojë” joshjeje? Jo, kjo nuk do të ishte aspak argëtuese. Aspekti eksitus qëndron në faktin që, të zgjasësh sa më shumë fazën e joshjes, sepse kalimi në “akt” do të jetë më i pëlqyeshëm dhe ti do të kuptosh më qartë nëse bëhet fjalë për një “fiksim” apo diçka më shumë.
Besoji dikujt
Të kesh një marrëdhënie me një koleg/e në zyrë sjell pashmangshmërisht momente në të cilat do të ndjesh nevojën për të folur me dikë për gjithçka, derisa marrëdhënia mos të jetë më e fshehtë. Ndaj bëni kujdes kur të zgjidheni “të besuarin/ën” dhe “bashkëpunuesin/en” tuaj.
Shmang “pushimin seksi” në zyrë
Mos e bëj veten që të bëhesh “pushimi seksual” i të dashurit tënd, që do të përfitonte për pak çaste të qetësohej pas një momenti me seks të shpejtë!
Lëre në momentin e duhur
Nëse në jetën private është e mundur të zvarritësh për disa kohë një marrëdhënie të destinuar për të mos funksionuar, është gjithashtu absolutisht e mundur të bësh të njëjtën gjë edhe në zyrë. Përse? E thjeshtë: është e pamundur të parashikosh si do të reagoj një person “i lënë”. T’i japësh fund një historie në zyrë, në një farë mënyre, do të thotë të dyfishosh problemet me të cilat mund të ndeshesh, po kështu duhet të marrësh parasysh edhe “hakmarrjen” që mund të kanoset.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?