Google ADS

Tavë me patate dhe qofte

19:44 | 30 Nëntor 2019
Arbresh.info

Përbërësit:

3-4 patate

3-4 domate

Kripë

Vaj ulliri

Për qoftet:

Mish i grirë

Vezë

Qepë

Hudhër

Rigon

Spec i kuq

Bukë e regjur

Përgatitja:

Presim patatet, domatet dhe specat në formë rrethore. I lyejmë me kripë dhe pak vaj ulliri. I rendisim në tavë së bashku me qoftet. Pak vaj sipër dhe i fusim në furrë për 40 minuta në 180 gradë. Qoftet si zakonisht i përgatisim me mish, vezë, qepë, hudhër, rigon, spec i kuq, bukë e regjur, etj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme