Takime romantike, si të dalloni nëse dikush ju pëlqen me të vërtetë

21:56 | 7 Janar 2025
K.B

Ka shumë gjëra që mund të ndikojnë në ndjenjën e vetvetes dhe një prej tyre është takimi me njerëz të rinj. Përballë të tilla rasteve gjithçka vihet papritmas në pikëpyetje, duke nisur që nga mënyra se si vishemi, flasim, hamë apo mendojmë.

Pa kuptuar fillojmë kompleksohemi dhe kritikojmë veten pa ndonjë arsye objektive.

Gjërat në trurin tonë fillojnë të marrin përmasa të ekzagjeruara dhe kjo ndodh pikërisht ku ju pëlqeni vërtetë personin që keni përballë, ose po takoni. Nëse je i/e sigurt për ndjenjat e tua, jo domosdoshmërit duhet të jesh njësoj i/e sigurt për ndjenjat e personit që ke përballë.

Prandaj kur vjen puna tek takimet personale, romantike të gjithë pyesim veten nëse u kemi pëlqyer ne të tjerëve. Në dukje kjo pyetje duket e lehtë dhe normalisht kërkon një përgjigje të thjeshtë. Për këtë ekspertët kanë veçuar disa gjeste që do ju lënë të kuptoni se personi që keni përballë ju pëlqen vërtetë.

Gjuha e trupit

Pikë së pari duhet të vini re veprimet e tij. Shtrëngimi i dorës, ledhatimi i flokëve, buzëqeshjet e rastësishme apo kontakti me sy janë shenja që tregojnë që personi me të cilin jeni takuar ka simpati për ju.

Planet për të ardhmen

Të imagjinosh veten krah personit që ke përballë është një shenjë që tregon pëlqim. Të ndërtosh apo të flasësh për plane/ëndrra që dëshironi të realizoni së bashku në të ardhmen, reflektohet në një lidhje serioze dhe pëlqim të ndërsjellët.

Të përfshihesh në jetën personale

Kur dikush ju pëlqen vërtet, ai gjen mënyra për t’ju përfshirë në jetën e tij, edhe nëse është i zënë.

Veprimet e qëndrueshme

Veprimet e qëndrueshme si dërgimi i një mesazhi, të menduar, planifikimi i datave ose thjesht të qenit i disponueshëm kur të keni nevojë, janë përpjekje që tregojnë se ai/ajo e vlerëson praninë tuaj dhe dëshiron të “ushqejë” raportin me ju. Nëse dikush ju pëlqen, përpiqet t’i kthejë mesazhe rregullisht dhe ta mbajë veten të angazhuar në raport me ju./tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme