Google ADS

Tajlanda ‘merr në qafë turistët’, do të mbyllë klubet e seksit dhe bordelet

22:51 | 4 Prill 2017
Trina Galanxhi

Shefi i turizmit në Tajlandë ka premtuar se do të pastrojë zonën e qytetit Pattaya nga bordelet dhe klubet e seksit.

Zona e frekuentuar më së shumti nga turistët e huaj, pritet të kthehet në një zonë familjare, transmeton portali arbresh.info.

“Une dua që njerëzit të kuptojnë se ne nuk jemi sikurse mendojnë ata. Ne nuk do të lejojmë prostitucionin në këto vende”, ka thënë guvernatori Pakkaratorn Teianchai.

Më shume se një milion meshkuj dyndet për në ‘qytetin e seksit’ për çdo vit dhe pothuajse 20 për qind e popullsisë janë të punësuar në tregtinë e seksit.

Turizmi i seksit ka filluar në Pattaya gjatë kohës së luftës së Vietnamit./Arbresh.info

tai tai1 tai2 tai3 tai4

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme