Dashi: Ndonjëherë gjërat ndodhin në mënyrë të papritur, duke jua përmbysur të gjitha planet. Dita e mërkurë do të shënojë ndryshime për ju. Venusi do të largohet nga shenja juaj duke përsëritur të njëjtën histori që e keni përjetuar një herë në fund të verës, por që këtë radhë duhet t’i jepni zgjidhje patjetër. Më pas, Mërkuri do të kthehet nga shenja juaj, duke ju favorizuar për udhëtimet dhe zbulimet e reja. Buzëqeshni, sepse në përgjithësi do të jetë një javë e mbarë.
Demi: Pozicionimi i pafavorshëm i planetëve është një barrë e vështirë për t’u duruar edhe për ata që i përkasin kësaj shenje dhe që shquhen për kokëfortësi. Gjatë këtij, muaji planetët do të radhiten në shenjën tuaj duke jua lehtësuar peshën e problemeve. Nga mesi i javës, Urani do t’ju bëhet aleat. Venusi nuk do të jetë më pengesë në marrëdhënien me të tjerët dhe ju nuk do t’i druheni më gjykimit të tyre. Mërkuri do t’ju favorizojë në dialogun me ta.
Binjakët: Kjo do të jetë një javë pozitive për të lindurit në shenjën e Binjakëve. Ditën e hënë, Jupiteri dhe Mërkuri do të kalojnë në shenjën tuaj duke ju dhënë kësisoj shpresa të reja. Do të përjetoni një moment të veçantë në dashuri dhe në lidhjet e rëndësishme. Më pas, Mërkuri nuk do të jetë në pozicion të favorshëm për këtë shenjë dhe do t’ju detyrojë që ta ktheni vëmendjen nga njerëzit që keni pranë. Ndërsa Venusi do t’ju ndihmojë të shikoni anën më të mirë të gjithçkaje.
Gaforrja: Në këtë javë të ndarë më dysh, pikërisht në kufirin mes muajve, do të ndodhin ndryshime në natën e fundit të tetorit që përkon me festën e Hallowinit. Deri ditën e mërkurë, të lindurit e kësaj shenje do të ndiejnë njëfarë lirshmërie për t’u shprehur dhe do ta kalojnë kohën me argëtime. Më pas, Venusi do të pozicionohet larg shenjës suaj dhe ju do t’i kanalizoni emocionet tuaja drejt një dimensioni më intim, më të vërtetë, më personal.
Luani: Këtë javë vendosja e planetëve do të ndikojë që ju të jeni më impulsivë. Të hënën do të jeni të angazhuar me punë dhe nuk do të mund ta shmangni bashkëpunimin me kolegët dhe personat afër jush. Të mërkurën Venusi dhe Mërkuri do të vendosen në pozicion të favorshëm për shenjën tuaj dhe ju do ta keni të lehtë të lidhni urat e komunikimit me këdo. Energjia pozitive që do të ndieni këto ditë do t’ju pëlqejë shumë.
Virgjëresha: Aktiviteti i shtuar i planetëve do të ndihet më së shumti në komunikimin me të tjerët dhe në mënyrën e të shprehurit. Kjo do të zgjasë deri të mërkurën, sepse do ta filloni muajin e ri me ide të reja. Jupiteri dhe Mërkuri do të shkurtojnë distancat me ata që i keni për zemër. Ndërsa kalimi i Venusit ditën e mërkurë në shenjën tuaj do të bëjë që t’i zgjidhni më lehtë problemet. Falë Mërkurit, do të përqendroheni më shumë te familja dhe jeta private.
Peshorja: Besoni në rikthimin e gjërave, në shfaqjen edhe një herë në udhën tuaj të atyre që ishin larguar? Me siguri që po, sepse diçka të tillë do t’ju duhet ta merrni në konsideratë. Venusi u largua nga shenja juaj në fund të verës, por tani do të kthehet sërish mes yjeve tuaja të dashura. Kjo do t’ju befasojë, por edhe do t’ju pëlqejë. Do të zbuloni sërish dashurinë për veten dhe për gjërat e veçanta. Edhe Mërkuri i kthyer nga shenja juaj do t’ju ndihmojë në komunikimin me të tjerët.
Akrepi: Kjo do të jetë java e lamtumirave, sepse planetët do të shkojnë në drejtim të kundërt me shenjën tuaj. Pikërisht në Ditën e Hallouinit, Venusi do të largohet duke u kthyer nga shenja e Peshores, ndërsa Mërkuri do të kalojë te Shigjetari. Kjo gjë mund t’ju bëjë konfuzë, por duhet ta pranoni. Ashtu si duhet të pranoni edhe largimin e personave që nuk janë të gatshëm të përballen me sfidat.
Shigjetari: Kush është pranë jush, qoftë koleg apo familjar, duhet ta pranojnë se këtë javë do të keni energji të reja dhe do të bëni gjithçka për t’u përmirësuar e për t’u ndier më të rëndësishëm. Ditën e hënë do të bëhet më e qartë se dikush po e merr në konsideratë faktin që ju ndiheni më superiorë. Ditën e mërkurë, Mërkuri do të kalojë në shenjën e Shigjetarit, Venusi do të kthehet gjithashtu nga shenja juaj dhe do të ushtrojë ndikim pozitiv.
Bricjapi: Ka momente gjatë të cilave duhet të reflektoni dhe të kuptoni se kur duhet të reagoni. Mundohuni të kuptoni logjikën se si funksionojnë gjërat dhe të shmangni eksperimentet, sepse yjet nuk ju favorizojnë. Të hënën shfrytëzoni bashkëveprimin mes Jupiterit dhe Mërkurit për të kuptuar se deri ku mund të arrini. Duke filluar nga dita e mërkurë, përpiquni t’u jepni gjërave zgjidhje përfundimtare. Në po atë ditë, Venusi do të kthehet nga shenja juaj dhe do t’jua bëjë më të lehtë ndryshimin.
Ujori: Kujtoni fluturimin e balonave me ajër, kujtoni si ua hiqnin peshën në mënyrë që të fluturonin më lart, më me lehtësi. Ashtu çlirohuni edhe ju nga mendimet negative në ditët në vazhdim. Mos u përqendroni në gjërat që nuk ju ndihmojnë, por që përkundrazi ju bëhen barrë. Duke filluar nga dita e mërkurë, Mërkuri nuk do të jetë më një pengesë për shenjën tuaj dhe do të jeni të favorizuar në komunikimin me të tjerët. Pothuajse njëkohësisht, edhe Venusi do të bëhet aleati i shenjës suaj.
Peshqit: Këtë javë, Jupiteri do të kthehet nga shenja juaj dhe juve do t’ju ndodhin ndryshime të rëndësishme. Ditën e hënë do të përpiqeni të qartësoheni me çfarë keni të bëni, në mënyrë që më pas të vendosni si të veproni. Ditën e mërkurë, Mërkuri do të kthehet nga shenja juaj dhe do t’ju duhet të përqendroheni më gjatë për të kuptuar se çfarë nuk shkon në jetën tuaj. Për fat të keq, Venusin nuk do ta keni aleat këtë javë dhe për rrjedhojë, do të hasni vështirësi në komunikim.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...