Në ditët me temperatura të larta, konsumimi i lëngjeve është mëse i nevojshëm.
Portali arbresh.info sjell një recetë nga Ukraina.
Supa përmban vlera të larta ushqyese dhe është shumë e lehtë për t’u gatuar.
Përbërësit:
4 gota të mëdha lëng pule ose perimesh
3 lugë vaj ulliri
1 qepë mesatare e grirë
1 karotë mesatare e grirë në rende
3 patate të prera në kubikë
4 gota spinaq të copëtuar
1 kungull i njomë
3 lugë gjellë lëng limoni
4 vezë të ziera të prera në kubikë
1 lugë e madhe majdanoz
Kripë, piper për shije
Salcë kosi për servirje
Përgatitja:
Në një tenxhere të madhe vendoseni lëngun e mishit të pulës të ziejë dhe shtoni patatet. Ulni nxehtësinë në mesatare të ulët dhe gatuajeni për 15 minuta.
Ndërkojë ngrohni vajin e ullirit në një tigan mesatar që nuk ngjit dhe shtoni qepën, karotën dhe fërgoni për të paktën 10 minuta. Në një tenxhere me patate, shtoni qepën e skuqur, karrotën, kungull i njomë dhe spinaqin dhe vazhdoni zierjen për 5-7 minuta. Shtoni kripë dhe piper për shije.
Shtoni lëngun e limonit, vezët e prera në kubikë dhe majdanozin.
Hiqeni supën nga zjarri dhe shërbejeni menjëherë, duke ia shtuar një lugë të mesme salcë kosi. Ju bëftë mirë!/arbresh.info/
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit
Sot prezantohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të ...
Parashikimi i motit për sot në Kosovë