Recetë shumë e vjetër e Emilia Romanjës, e trashëguar brez pas brezi nga gjyshet, tipike për Pashkën (por jo vetëm).
Në fakt, ngjan shumë me supën stracciatella romana. Është e lehtë, ka shije delikate dhe mund të pasurohet sipas dëshirës me aroma të ndryshme.
Koha e përgatitjes-10 minuta
Koha e zierjes-20 minuta
Përbërësit për 1 person: ju rregullohuni në bazë të personave
1 kokërr vezë
20 g djathë Parmigiano-Reggiano i grirë
20 g bukë e thekur, e grirë
pak kripë e arrë moskat
250 ml lëng mishi i përgatitur në shtëpi me kocka dhe perime ose lëng i gatshëm.
Përgatitja:
1. Vëmë tenxheren me lëngun e mishit të marrë valë.
2. Në një tas përziejmë me pirun vezët, derisa të përftojmë një masë homogjene, shtojmë djathin dhe bukën e thekur të grirë, kripë e arrë moskat sipas dëshirës. Marrim një garuzhde lëng të valuar, e hedhim në tasin ku kemi përzierjen dhe pasi ta përziejmë mirë, e hedhim të gjithë masën në tenxhere, ndërkohë që e kaurdisim pa ndërprerje me lugë druri.
E lëmë në zjarr 1 ose 2 minuta dhe e heqim menjëherë.
E shërbejmë me pak gjalpë të tretur sipër.
E rëndë, vdes një foshnje e posalindur në QKUK
Lëndohen gjashtë persona në një aksident në Mitrovicë
Shala publikon fotografi të rrallë me Thaçin, Veselin dhe Kr...
Haxhiu kujton Astrit Deharin në përvjetorin e tetë të vdekje...
Hoti: I katërti vit me radhë i humbur në investime kapitale,...
“Prita që po ma jep naj mesazh t’mirë”- Drenusha ia plas vaj...