Supa e Hipokratit është një supë me perime shumë e thjeshtë dhe jashtëzakonisht shëruese. Kjo supë është krijuar 2500 vjet më pare.
Aftësia e kësaj supe i atribuohet vlerës së madhe për të forcuar imunitetin, dhe ndihmon në detoksifikim dhe për të forcuar veshkat, transmeton portal arbresh.info
Kjo supë u krijua nga Hipokrati, mjeku i lashtë grek dhe “babai i mjekësisë”.
Në fillim të shekullit të kaluar, ajo u popullarizua nga një mjek gjerman, Dr. Max Gerson, duke e përfshirë atë në një program diete të veçantë që u prezantua në publik në vitin 1932 me emrin Gerson Therapy.
Kështu, përveç trajtimit, konsumohet si vakt i rregullt për parandalimin e sëmundjeve dhe ruajtjen e shëndetit të të gjithë organizmit.
Terapia Gerson është një metodë trajtimi që bazohet në një dietë të veçantë dhe pastrim të rregullt të trupit.
Në vitet 1920, Dr. Max Gerson filloi të zhvillonte këtë terapi me synimin për të reduktuar dhe kontrolluar dhimbjet e tij nga migrena. Krejt rastësisht, ai zbuloi se sasitë e duhura të lëndëve ushqyese në kombinim me detoksifikimin e përmirësuar në mënyrë efektive kurojnë tuberkulozin e lëkurës.
Problemet tjera shëndetësore që mund të kurojë kjo supë janë edhe laergjia, presioni i lartë i gjakut, sëmundjet e veshkave, artriti, skleroza e shumfishtë, sëmundjet autoimune dhe kanceri.
Përveç konsumimit të kësaj supe, metoda e tij e trajtimit përfshin pirjen e lëngjeve të karotave, mollëve dhe portokallit, si dhe lëngje jeshile të bëra nga lakra dhe perime të tjera.
Për të gatuar këtë supë portal arbresh.info sjell edhe recetën.
Përbërësit:
1 rrënjë selino
1 rrënjë aguliçe me madhësi mesatare
2 qepë të mesme
2 presh të vegjël
Hudhër sipas dëshirës
600 gr domate
400 gr patate
Përgatitja:
Lani perimet, i prisni në feta ose kubikë dhe mund t’i grini edhe në rende. Vendosini perimet në një tenxhere të madhe dhe shtoni ujë aq sa të mbulohen perimet. E nxehim tenxheren derisa të vlojë dhe më pas vazhdojmë ta gatuajmë supën në zjarr të ulët për një orë e gjysmë deri në dy, derisa perimet të zbuten.
Në fund të gatimit shtoni hudhrën dhe erëzat e lejuara në sasi më të vogla. Shërbejeni të ngrohtë. Ju bëftë mirë!
Perimet që përmban supa e Hipokratit kontribuojnë në një detoksifikimi të fortë dhe të plotë./arbresh.info/
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...