Gjatë stinës së vjeshtës trupi ka nevojë për lëngje.
Ushqimi më i mirë prej të cilit mund të merren vitaminat dhe lëngjet e duhura është supa, e cila edhe ju mban ngrohtë në ditë të ftohta, transmeton portali arbresh.info
Për të përgatitur një supë me karrota është shumë e thjeshtë dhe shijon pa masë.
Ju duhen:
3 karrota të mëdha
1 lugë vaj
1 lugë me erëza perimesh
1 vezë
1 lugë miell
½ kos
Kripë
Piper
Përgatitja:
Lani dhe pastroni mirë karrotat. Fërgoni me pak vaj për 2 ose 3 minuta, hidhni ujin me kripë, piper dhe erëzat tjera. Përzieni mirë për 20 minuta, derisa sa karrotat të zbuten dhe më pas ndrydhni mirë ato. Më pas hidheni vezën e rrahur, miellin dhe kosin. Përzieni mirë. Pasi të jetë bërë si krem, vendoseni pak majdazon dhe shërbeni supën./arbresh.info/
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...